Tek United janë optimistë për të nënshkruar me Haaland

17/12/2019 16:42

Tek skuadra e Manchester United janë optimistë se mund të realizojnë një marrëveshje për Erling Haaland.

Mirëpo drejtuesit e Salzburgut dëshirojnë që ta mbajnë sulmuesin e talentuar deri në verën e ardhshme, dhe adoleshenti është këshilluar që të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani.

Takime të ndryshme janë zhvilluar për të ardhmen e Haaland, mirëpo ato më të rëndësishmit kanë qenë mes përfaqësuesit të lojtarit dhe drejtuesve të United, Borussia Dortmund si dhe Leipzig.

Përpos interesimit të madh nga United për lojarin, norvegjezi është një objektiv kryesor si për Dortmundin ashtu edhe për Leipzigun.

Top Channel