Fjoralba Ponari: Ja pse nuk e shoh veten për shumë gjatë në ekran!

17/12/2019 18:00

Moderatorja simpatike Fjoralba Ponari, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi më shumë detaje rreth “Jeho”, festivalit më të ri që do të nisë së shpejti transmetimin në Top Channel.

Fjoralba preferoi ta quante 2019-n një vit të suksesshëm, duke iu referuar angazhimeve si moderatore në disa programe të televizionit. Megjithatë, sipas saj, ekrani ka një datë skadence dhe për këtë arsye nuk e sheh veten shumë gjatë në rolin e moderatores.

“Unë televizionin nuk e shoh për shumë gjatë si imazh, realisht… por nuk dua të shkëputem nga bota e medias, ndoshta ndonjë produksion më vonë, nuk i dihet. Emocionit të televizionit nuk dua t’i shkëputem”, përfundoi moderatorja.

Top Channel