Ashtu sikurse pritej, Liverpooli zbriti në fushë me emra krejt të rinj në sfidën me Aston Villan në çerekfinale të Kupës së Ligës (Carabao Cup), duke u eliminuar me “dëshirë” nga kompeticioni (skuadra e parë ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve).

Në “Villa Park” të Birminghamit vendësit fituan thellë 5-0, duke e vulosur kapitullimin e “The Reds” që në pjesën e parë.

Goli i Hourihane, autogoli i Boyes dhe dygolëshi i Kodjia i djanë epërsinë e katërfishtë Aston Villas në 45 minutat e para, diferencë që shkoi në 5-0 në me golin e Ëesley në kohën shtesë.

Një eliminim i pritshëm i Liverpoolit, që brenda 24 orëve detyrohet të luajë dy ndeshje, ndonëse me skuadra të ndryshme. Një rast unikal ky në historinë e futbollit.

Top Channel