A do të kthehet te Barcelona? Pep Guardiola iu jep fund spekulimeve…
Zinedine Zidane është paraqitur para medieve para ndeshjes me Barcelonën.Të mërkurën Barcelona dhe Real Madrid takohen në ‘Camp Nou’, në përballjen El Clasico.
Kjo ndeshje i gjen të dy skuadrat me pikë të njëjta në krye të La Ligas.Në konferencën për shtyp, Zidane është pyetur se si do ta kontrollojnë Lionel Messin, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.
“Është një lojë futbolli, jemi njëmbëshjetë kundër njëmbëdhjetë, mund të ketë ndryshime por e dimë me kë përballemi”, është përgjigjur fillimisht Zidane.
“Ne e dimë se çfarë lojtarë kanë ata, kanë Messin, por edhe ne i kemi armët tona. Ne duam të bëjmë një lojë të mirë kundër Barcelonës”, përfundoi ai.
Top Channel