Ky parashikim i të zgjedhurit si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri , menjëherë sapo ai mori mandatin nga gjykata, është pjesërisht i vërtetë edhe për të . Edhe Valdrin Pjetrin e pret një lloj tjetër pune që është ajo e llogarive që duhet ti japë drejtësisë si një ish i dënuar që ka fshehur rrethanat në formularët e dekriminalizimit.

Emri i tij u referua  nga Prokuroria e Përgjithshme në akuzën e kryeqytetit , ku edhe do të vendoset nën hetim për falsifikim të formularëve.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se më 27 janar 2003 Valdrin Pjetri është arrestuar në flagrancë nga policia e Firences për çështje të lëndëve narkotike.

Pikërisht ashtu siç edhe ka denoncuar shpesh Partia Demokratike kur e pyeste kryebashkiakun se çfarë i kujtonte kjo datë, akuza shton se Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për mbajtje të lëndëve narkotike.

Ai është dënuar me 36 muaj burgim shton në vazhdim  Prokuroria e Përgjithshme dhe me gjobë të barabartë me 2 mijë euro që me tej janë zbritur për shkak të rrethanave lehtësuese.

I vendosur në qendër të akuzave për fshehje të këtij dënimi, ish zyrtari i hipotekës që gjatë votimeve lokale të 30 qershorit nuk e gëzoi asnjë ditë drejtimin e bashkisë së Shkodrës pasi dha dorëheqjen. I larguar pas provave të publikuara nga PD, Valdrin Pjetri qëndroi në pozita mohuese apo të arsyetuara si ngjarje banale të 17 viteve më parë.

Së paku ish kryebashkiaku i Shkodrës Pjetri do të hetohet në gjendje të lirë, ndryshe nga ish kryebashkiaku i Vorës i cili vazhdon ti fshihet drejtësisë pas problemeve që ju hapen nga mos raportimi në formularë i një dënimi në Greqi.

Top Channel