Nexhi Nika  jeton e vetme bashkë me djalin e saj të paralizuar. Tërmeti i shkatërroi pasurinë e saj të vetme shtëpinë në Laç, ndërsa  prej 26 nëntorit streha e vetme e sigurtë është kjo çadër.

Edhe pse në kushte të vështira, nënë Nexhi nuk u kujdes vetëm për djalin e saj por  strehoi  edhe  një të ri të paralizuar , i cili jetonte ne konvikt  krejt i vetëm.

Në jetën e saj 71-vjeçarja ka pasur shumë fatkeqësi, djali dhe bashkëshorti i saj humbën jetën në një moshë të re, ndërsa  shpresa e vetme është  të kalojë vitet që i kanë mbetur në shtëpinë e saj.

Ndihmën mjekësore e moshuara e merr në qendrën e bamirësisë  Fara e Mirësisë, e cila  është kthyer në urgjencë  pasi spitali i Laçit ka dalë jashtë funksionit   nga tërmeti i 26 nëntorit.

Top Channel