Për një Vit të Ri ndryshe, tradita që ndiqen nga shumë vende të botës

17/12/2019 22:09

Festa e Vitit të Ri po afron, por të gjithë janë të shqetësuar se si ta festojnë këtë vit. Pse të mos kalosh një ditë të lumtur dhe shplodhëse që kjo ditë si kjo premtojnë, por të përsërisësh gjerat monotone që përsërit çdo vit.

Një darkë me ushqime të shijshme dhe shpenzimi me orë të tëra para programeve televizive që nuk është se ofrojnë ndonjë risi, janë disa nga gjërat që bëjnë shumica e njerëzve.

Ka disa vende të botës që këtë festë e kanë një traditë. Një traditë që përsëritet çdo vit, por gjithmonë e më shumë e mbushur me pasion, lumturi dhe gëzim. Janë gjëra shumë të lehta në dukje por shumë të rëndësishme në ideologjinë e këtyre vendeve nëse realizohen.

Spanja

Sipas traditës spanjolle, nëse mund të vendosni 12 kokrra rrushi në gojë në mesnatë (rit që i referohet muajve të vitit), viti i ardhshëm do të jetë plot lumturi.

Japoni
Në Japoni, tempuj në mbarë vendin tringëllojnë 108 herë, zakon ky i trashëguar nga budizmi. Një zile për çdo mëkat njerëzor të kryera gjatë vitit dhe t’i përgatisë ata për një fillim të ri.

Danimarkë
Edhe pse keni menduar se thyerja e gotave dhe e pjatave është diçka që nuk sjell lumturi për Vitin e Ri, danezët nuk mendojnë kështu. Viti i Ri festohet duke thyer pjatën dhe gotën në hyrjen e shtëpisë së fqinjëve. Sa më shumë pjesë të thyera që ju gjeni në hyrjen e shtëpisë suaj, aq më shumë fat do të keni në vitin e ardhshëm.

Filipinet
Të gjithë gjerat e rrumbullakëta në Filipine mendohet që sjellin lumturi. Për festën e Vitit të Ri, tradita kërkon që gjithçka të përqendrohet rreth qarqeve, nga sendet që ju mbani deri në ushqimet që konsumoni. Prandaj, mbushini xhepat me monedha, për fat të në Vitin e Ri.

Skoci
Skocezët në Vitin e Ri hyjnë në festivalin tre ditor “Hogmanay”, të mbushur plot me zakone. Nga të gjitha traditat që vijnë nga koha e Vikingëve, më e famshmja është ajo në të cilën edhe sot besohet. Kur arrin mesnata, nëse një njeri afro-amerikan është personi i parë që hynë në shtëpinë tuaj, ju do të keni një vit të mbushur me lumturi. Bonusi është nëse sjell me vete një sasi të mëdha me dhurata dhe ëmbëlsira.

Estoni
Ne tashmë e dimë se një nga karakteristikat e festës është ushqimi. Edhe nëse këtë vit nuk vendosim që të hamë shumë, ne gjithmonë përfundojmë me stomakun plot. Në Estoni, ngrënia është ngritur në një tjetër nivel ku është fjala për vitin e Ri. Nëse hani 7-të, 9-të ose 12-të vakte në ditë, mund të presësh shumë ushqim dhe lumturi vitin e ardhshëm. Në parim, sa më shumë që hani, do të keni një vit sa më të lumtur.

Top Channel