Guida studentore është krijim i  një grupi të rinjsh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës që kërkon të lehtësojë jetën e studentëve, kryesisht atyre që vijnë nga rrethet apo kalojnë nga cikli i mesëm arsimor, në atë të lartë.

Lorina Halilaj, Studente:

““Secili nga ne e ka përjetuar vetë jetën studentore. Unë vetë kam ardhur para 3 vitesh në Tiranë të studio. Fillimet janë të vështira, të ambientohesh në një qytet të madh si Tirana, të gjesh vendet e duhura, me linjat urbane, me Fakultetet e ndryshme”.

Stara Elezaj, Studente:

“Çdo student që vjen nga rrethet këtu, është  i painformuar në lidhje me vendodhjen e Fakultetit, programet e studimit apo tarifat vjetore dhe është parë e nevojshme që kjo guidë të shërbejë si udhëzues për studentët që kanë problem me këto gjëra”.

Ky libër përpiqet të jap përgjigjet e paqartësive që kanë studentët. I ndarë në 7 kapituj, hapësirë e posaçme i është kushtuar universitetit të Tiranës, por gjithashtu edhe kryeqytetit.

Lorina Halilaj, Studente:

“Një kapitull shumë I rëndësishëm që nuk mund të mungonte për të drejtat dhe detyrimet e studentëve, për të kaluar më pas në një informim të përgjithshëm dhe të veçantë për kryeqytetin. Pastaj është kapitulli me Fakultetet përkatëse dhe informacionin për çdo gjë që përmban Fakulteti “

Top Channel