Enver Guçe nga fshati Veleshnje i Beratit ankohet në Fiks Fare se vajza e tij për një gabim të Bashkisë Berat rrezikon të mbetet pa universitet.

Studentja nuk merr dot bursën prej 9 mijë lekësh, pasi bashkia plot dy herë e lëshon vërtetimin që familja trajtohet me ndihmë ekonomike gabim. Një herë e lëshon vërtetimin pa numër dosje dhe herën tjetër pa numër protokolli. Këto gabime kanë penalizuar familjen, pasi afati i fundit i dorëzimit të dokumentave për bursë ka qenë data 5 nëntor 2019.

Enver Guçi shprehet për Fiksin se vajza e tij ka fituar këtë vit të drejtën për të studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Mjekësisë, dega Infermieri e Përgjithshmë.

Familja e Enverit është në kushte të vështira ekonomike dhe kjo e ka detyruar atë të aplikojë për bursë, por për faj të një dokumenti, numri dosje apo protokolli vajza rrezikon të mos përfitoj bursën. Enveri tregon se është vet i gjashtë në familje dhe trajtohen me një ndihmë ekonomike prej shtatë mijë lekësh në muaj. Kjo gjë e pengon që ta çojë vetë vajzën në universitet dhe ndaj kërkon me domosdoshmëri bursën e cila i takon vajzës. Ai me lot në sy u kërkon gazetarëve të Fiksi që të mund t’i paguajnë furgonin vajzës së tij nga Tirana për në fshat, pasi nuk ka as lekë për të shkuar ta marrë.

Në faqen zyrtare të tij janë publikuar lista e dokumenteve për studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ndër dokumentet është vërtetimi i ndihmës ekonomike, por që duhet të ketë numrin e dosjes. Numër të cilën në vertëtimin e nxjerrë Bashkia Berat nuk e ka vendosur fare. Afati i dorëzimit të dokumentave ka qenë deri në 5 nëntor 2019, dokumentin e parë e ka marrë dhe mungonte numri i dosjes, ia ridhanë përsëri me një gabim tjerër ku mungonte numri i protokollit.

Gazetarët e Fiksit bashkë me studenten u interesuan edhe pranë Fakultetit të Mjekësisë.Vajza e cila rrezikon të humbasë shkollën shkon dhe pyet në fakultet nëse ka dalë përgjigja për bursën dhe ju shpjegon edhe problemin që ka patur me dokumentet, sekretarja i thotë se meqë ka patur problem e sigurt që nuk shpallet fituese për këtë fazë. Ajo i shpjegon se duhet të ribëj edhe njëherë dokumentet për fazën tjetër e cila është pas një muaji. Fazë kjo që ende nuk është hapur për të bërë aplikimin.

Pra dokumentat e bëra nga Z. Enver të cilat Bashkia Berat i nxorri me mangësi penalizuan vajzën e tij, duke mos e bërë fituese të bursës në fazën e parë. Nesë kjo bashki nuk korigjon vërtetimin e nxjerrë gabim brenda afatit të dorëzimit kur të hapet edhe faza e dytë për aplikim, Studentja rrezikon të humbi vitin shkollor.

Top Channel