34 vjeçarja pëson ndryshim drastik nga sëmundja e rrallë

17/12/2019 21:34

Jeta ndryshon në mënyrë të shpejta për disa njerëz, ndryshim të tillë përjetoi edhe 34 vjeçarja Emily Monk nga Telford, Shropshire e Anglisë. Pesë vite më parë Emily ishte e martuar edhe kishte një karrierë ambicioze përpara, por gjithçka u shua për shkak të gjendjes së rrallë gjenetike, sindromës Ehlers-Danlos.

Sindromë e cila i ka shkaktuar 34 vjeçares rënie drastike në peshë, duke peshuar vetëm 35 kilogramë.

E diplomuar për inxhinieri dhe e punësuar në këtë fushë, kishte sfiduar sëmundjen dhe të ndiqte ëndrrën e saj. Por tani pesë vjet më pas Emilyt mbetet e shtruar në spital dhe është verbuar në njërin sy dhe ka nevojë për përkujdesjen e prindërve të saj për të përballuar nevojat e përditshme.

Emily vuante vazhdimisht nga sëmundja, por kurajo që i ofronte bashkëshorti i saj i jepte forcë për të vazhduar përpara, për një të mbushur plot lumturi, shprehen mediat britanike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel