Me qëllim përballimin e fluksit përgjatë festave të fundvitit, APD njofton qytetarët, që do të zgjedhin të udhëtojnë nga Porti i Durrësit, se porta hyrëse në Terminalin e Trageteve do të qëndrojë e hapur deri në orën 23.00.

Për rrjedhojë procesi i check-in, mbyllet një orë para, pra në orën 22:00.

Ky vendim lehtësues do të zbatohet për periudhën 16 Dhjetor 2019 – 15 Janar 2020.

Top Channel