9 të arrestuarit mbeten në burg/ 4 zyrtarë dhe 4 pronarë godinash u ndaluan pas tërmetit të 26 nëntorit

17/12/2019 19:26

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë burg pa afat për nëntë të arrestuarit e prokurorisë për pasojat në humbjen e 23 jetëve njerëzore në tërmetin e 26 nëntorit.

Prokuroria e Durrësit kërkoi vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 9 të ndaluarit gjë që dhe u vendos nga gjyqtari i seancës Paulin Çera.

Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Koloshi dhe Madrid Kullolli mbrojti para gjykatës akuzat me të cilat ata po përballen “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve”, “Vrasja me dashje” dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Të arrestuarit dhe mbrojtja e tyre kanë kundërshtuar masat dhe akuzat si të padrejta dhe të pambështetura ndërkohë që përgjegjësit e vërtetë të këtij procesi ndodhen jashtë, të paprekur ende nga hetimi.

Ndërkohë në kërkim janë 8 të tjerë, katër zyrtarë dhe ish zyrtarë të Aluiznit në Durrës dhe Inspektoriatit ndërtimor, ndërtuesi i shtëpisë së Familjes Lala dhe pronarët e hotel Palmës dhe Lokalit Barons.

Top Channel