Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha Ligji antishpifje në Shqipëri ka qenë një ndër temat më të nxehta në ditët e fundit. Qeveria ka prezantuar projekt-ligjin dhe pritet që të miratohet sëshpejti në parlament.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Harlem Desire, përfaqësues i zyrës së medias në OSBE ku shprehet se ka qenë duke punuar me qeverinë deri në momentin e fundit për përmirësimin e projektligjit.
Ai ka shkruar nw Twitter:
Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.
Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes.
Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eleminuar.
Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.
Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.

Top Channel