Me politikën mënjanë dhe çështjet jashtë fushës pa shumë ndikim këto kohë, Klasikja e kësaj të mërkure në futbollin spanjoll është një nga më të ekuilibruarat e viteve të fundit.

Rrjeta e Benzema në sfidën e fundit në stadiumin Mestaja, i ka lejuar galaktikëve që të shkojnë në sfidën më të rëndësishme me pikë të barabarta me katalanasit.

Si të mos mjaftonte ekuilibri në majën e La Ligës, edhe golashënuesit më të mirë janë në të njëjtat pozita. Lionel Mesi dhe Karim Benzema kanë secili nga 12 gola, edhe pse argjentinasi ka luajtur 4 ndeshje më pak se rivali për shkak të një dëmtimi. Në kampin blaugrana do mungojnë Dembele’ dhe Artur ndërsa në skuadrën madrilene lista është më e gjatë, me Asensio, Hazard, Marcelo, James Rodriguez e Lucas Vazquez.

Barcelona mund të krenohet se deri më tani nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi këtë sezon, në La Liga dhe në Champions. Ndërkohë Reali jashtë fushës nuk është në formë optimale me 4 fitore, 3 barazime dhe një disfatë ishullore në Majorka.

Motivimet për të fituar në të dy kampet janë të shumta, por të dy ekipet shpresojnë se të paktën do të mund të diskutohet për futboll, dhe loja nuk do cënohet nga protestat pro pavarësisë.

Top Channel