Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar gazetari Frrok Çupi. Në studio u fol për projektligjin më të përfolur të momentit, për paketën “Antishpifje”.

Ky projektligj është kritikuar shumë nga gazetarë të shumtë si edhe redaksi mediesh e portalesh, të cilët hedhin hipotezën se nëse ky projektligj miratohet në parlament atëherë po e kthejnë vendin në diktaturë, duke cënuar të drejtën e fjalës së lirë.

Gazetari Frok Çupi u shpreh në studio, se vendi ndodhet në një komunizëm të dytë. Madje duke treguar edhe një episod shumë interesant të vitit 1991 ku e ka nxjerrë jashtë presidentin e asaj kohe Sali Berishën, nga redaksia e gazetës në të cilën ai punonte.

“Fillesat e shtypit të mirë për të cilat kanë ndodhur të jenë në krye të asaj gjëje në vitin 91-in kanë qenë të një natyre tjetër. Ne atëherë ëndërronim demokraci, mendonim se po bënim demokraci. Për sa kohë që ka parti dhe lider partish nuk ka demokraci. Të vetmin konflikt që kam dhe që kisha me Sali Berishën ishte kërkesa ime për të mos ndërhyrë në punët e miedias. Praktikisht në redaksinë e gazetës linja demokratike nuk lejonte që të hynte as kryetari i partisë, as në shtypshkronjën e gazetës unë nuk e kam lejuar që të hyjë madje e kam nxjerrë nga shtypshkronja (i referohet presidentit të asaj kohe Sali Berishës), tha gazetari Çupi.

Më tej ai shtoi:

“Kishte ardhur për të ndërhyre për të vendosur nga këto lajme “fake”, revolucionare. Ka pasur dy tri raste si në ngjarjen e “Shkollës së Bashkuar”, që u konsideruan si grusht shkreti. E kam gjetur Berishën në redaksinë e gazetës, kur unë isha duke pushuar. Dhe i kamë thënë të lutem këtu nuk ke asnjë punë. Ne kishim një model, modelin komunist të tmerrshëm dhe të përsërisësh modelin komunist përsëri gjë që realisht e kemi krijuar për herë të dytë”.

Top Channel