Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur dosjen penale në ngarkim të shtetasit Valdrin Luigj Pjetrit.

Ish kryetari i Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri merret i pandehur nga Prokuroria nën akuzën e falsifikimit. Kjo, pasi është verifikuar dënimi për shpërndarje lëndësh narkotike në vitin 2003 në Itali.

Ai është deklaruar fajtor për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, dhe është dënuar me 36 muaj burgim dhe një gjobë të barabartë me 2000 Euro.

I është revokuar leja e qëndrimit në vitin 2003 nga Kuestori i Firencës si dhe u dëbua nga territori Italian me një afat kohor të vlefshëm deri në korrik të vitit 2015.

Njoftim per shtyp 17 Dhjetor 2019

Top Channel