Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Ruçi e përgëzoi Ambasadorin Cutillo për mandatin e tij të suksesshëm dhe kontributin në fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

“Italia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Shqipërisë, partneri i parë tregtar dhe një nga donatorët kryesorë bilateralë të Shqipërisë,një fqinje dhe mike e çmuar, e cila i është gjendur pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohë të mira e të vështira. Italia ka mikpritur dhe integruar emigrantët shqiptarë, me të drejtat e tyre ekonomike, sociale e politike. Mbi 560 mijë emigrantë dhe rreth 40 mijë sipërmarrës të niveleve të ndryshme jetojnë e punojnë aktualisht në këtë vend.Italia ka qenëdhe mbetet gjithashtu një avokate e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë. Me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim produktiv. Shpreh gjithashtu mirënjohjen edhe për ndihmën ndaj familjeve dhe popullsisë së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ambasadori Alberto Cutillo falenderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimin e bashkëunimit me Italinë si edhe të misionit të tij në Tiranë. Aj konfirmoi se mbështetja e Italisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen sepse edhe Italia e konsideron Shqipërinë një partnere të rëndësishme. Së shpejti në Tiranë do të vijë për vizitë edhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve Roberto Fico dhe kjo do të përbëjë një hap tjetër të rëndësishëm të bashkëpunimit midis të dy vendeve.

Top Channel