Dosja “Babale”, Salianji publikon audiopërgjimet e radhës mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë

17/12/2019 15:27

Përmes një daljeje publike për mediat, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar prova të reja rreth dosjes “Babale”.

Ditën e sotme, Salianji zbuloi disa audiopërgjime mes Fredi Alizotit dhe ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushit.

Ai u shpreh se përgjimet në fjalë nuk janë marrë parasysh qëllimisht nga prokuroria gjatë hetimeve të saj, çka nënkupton sipas ish-deputetin ndërveprimin e qeverisë me krimin.

“Përgjimet faktojnë vënien e qeverisë në shërbim të krimit. Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë“, tha Salianji.

Vijon…

  Çështja “Babale”/ Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Ervin Salianjin

  Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg/ Salianji në Top Talk: Ditë e zezë për drejtësinë

  Çështja “Babale”, Salianji thotë se ka një provë të re: Si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

 

Top Channel