Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale; nga ku Lezha rezultoi një ndër zonat më të prekura në vend.

Pas kontrollit dhe verifikimit të ekspertëve, disa pallate u shpallën të pabanueshëm. Ditën e sotme, siç mund ta shihni nga fotografitë e mëposhtme po vijon prishja e pallatit 133 në Laç.

Ju kujtojmë se një pasqyrim i situatës pas lëkundjeve të fuqishme sizmike në qarkun në fjalë erdhi ditën e djeshme përmes deklaratës së Komitetit Ndërministror për Emergjencat, Etjen Xhafaj.

Fillimisht, Xhafaj bëri me dijeni se ka filluar shembja e pallatit nr 133 Laç e do të vijohet dhe me shembjen e 6 pallateve të tjera. Po kështu u tha se po punohet gjithashtu dhe me Grupet e Vlerësimit, për të vlerësuar dëmet e 48 pallateve të tjera dhe për të vlerësuar nëse ka mundësi për ndërhyrje strukturore në to, apo edhe do të duhet të rindërtohen.

Më tej deklarata vazhdoi:

“Deri më sot, në shkallë qarku janë ngritur 365 çadra, në të cilat janë strehuar 1373 qytetarë. Ju bëj thirrje të gjitha familjeve që kanë ende nevojë për çadra të paraqesin kërkesat e tyre pranë bashkive të Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës, apo pranë Qendrës Operacionale te Emergjencave, kētu në Milot. Deri tani kanë aplikuar për bonuset e qerave 541 familje, nga të cilat 181 në bashkinë Lezhë dhe 318 ne bashkinë Kurbin. Bashkia Kurbin ka marrë një vendim për të kaluar një listë me 120 nga këto bonuse qeraje dhe sot më vonë do të takohet edhe Këshilli Bashkiak i bashkisë Lezhë për të miratuar 160 kërkesa. Përsërisim edhe njëherë lutjen tonë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për strehim që të vazhdojnë me përpilimin dhe përgatitjen e aplikimeve të tyre për bonus qeraje në mënyrë që t’i kalojmë në mënyrë sa më të  shpejt. Në ditët e shkuara ka ndodhur edhe një kontroll total i të gjithë ashensorëve, ku janë inspektuar nga Inspektoriati i Tregut 362 ashensorë apo njësi pajisjesh dhe janë marrë masat përkatëse dhe është komunikuar me të gjithë strukturat e mirëmbajtjes për të ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme.”

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel