Nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 ton mish pule nga Brazili në Portin e Durrësit
Policia ka vënë nën pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur duke ndihmuar të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.
Interpol në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.M., 40 vjeç nga Maliqi dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar shtetasin S.B., 23-vjeç.
Ata kanë transportuar në drejtim të Tiranës 3 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Top Channel