E hënë, 05 Gusht 2019
16:16
Ja çfarë i ndodh trurit tuaj kur kryeni marrëdhënie seksuale

E dini se truri është organi më i fuqishëm për sa i përket seksit? Po e vërtetë.

16:07
Pikturat e fantazmave: Ringjallet arti i lashtë kinez

Dizajne delikate të pikturuara brenda shisheve dhe objekteve të tjera në miniaturë, nga artistë kinezë si Zhang Yuhua dhe bashkëshorti i saj, shpesh mbajnë kaligrafi, kompozime floreale apo skena nga fshati tradicional.

15:59
Shpërthimi në Kamëz, Paulin Gjegjaj mohon të ketë konflikte

Policia ka reaguar për shpërthimin e një sasie tritoli në një pallat në kthesën e Kamzës, ku fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar. Në reagimin e policisë theksohet se “në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi Paulin Gjegjaj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.”

15:45
Në monitorim 160 ndërtues, 20 më të mëdhenjtë në hetim nga financat dhe krimi ekonomik

I përfolur si një nga sektorët kryesor të pastrimit të parave, ndërtimi tashmë do të kalojë në sitën e krimit ekonomik. Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se masa është pjesë e planit operacional kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

15:33
Era e re digjitale; Digitalb ofron dekoderat më të mirë në treg

Platforma digitalb ka implementuar me sukses teknologjinë e transmetimeve numerike DVB T2 në të gjitha qarqet sipas afateve të procesit të digitalizimit.

15:32
Tritoli në banesë, Demaj: Në konflikt jam vetëm me Edi Ramën

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmë në derën e banesës së Vendim Demajt, nënkryetar i bashkisë së Kamzës.

15:21
PD dorëzon bashkinë e Vorës; Fiqiri Ismaili del nga zyra pas 16 vitesh si kryebashkiak

Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia iu dorëzua socialistëve pa asnjë rezistencë.

15:19
Ndryshohet ndërtuesi i tunelit Kardhiq-Delvinë, fitues ofertuesi me 4 mln euro më pak

Komisioni i Prokurimit Publik ndryshoi fituesin e tenderit 23 milionë euro për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përmes një vendimi të publikuar këtë të hënë KPP rrëzoi rezultatin e shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ja dha tenderin ofertës më të lartë.

15:08
Tritol shtëpisë së nënkryetarit të Kamzës, PD akuza policisë: Po fsheh ngjarjen

Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Është Partia Demokratike që reagon dhe akuzon policinë se ka fshehur ngjarjen, si dhe nuk po jep asnjë të dhënë për agresorët.

14:56
Turistët francezë veshin jelekët e verdhë në Shqipëri, protestë kundër shoferëve

Kaosi në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ka shfaqur ‘jelekverdhët’ edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për një grup turistësh francezë të cilët janë irrituar nga mënyra se si shoferët shqiptarë përpiqen të mbarojnë punë shpejt e shpejt.

14:55
Sa para kanë 30 njerëzit më të pasur në planet?

“Bloomberg Billionaires Index” ka publikuar listën me 30 njerëzit më të pasur të planetit.

14:54
Rreth globit me Spitfire: Aventura e çmendur e dy pilotëve britanikë

Për herë të parë, dy aviatorë britanikë kanë nisur fluturimin e tyre rreth botës, në bordin e një Spitfire-i, avionit ushtarak që u shndërrua në simbolin e lirisë.

14:32
Tanku i së ardhmes: Izraeli prezanton modelin më të fundit

Dje, Izraeli zbuloi planet për prodhimin e mjetit luftarak të së ardhmes; një mjet me ekrane të mëdha dhe pamje 360 gradë.

14:30
Qarkullonte me kokainë në makinë, arrestohet 40 vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 40 vjeçar me iniciale A.H., banues në Durrës. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Sukthi”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

14:13
Nuk ka dorëzuar kërkesën për regjistrim, por PD kërkon nga KQZ të organizojë zgjedhjet e 13 tetorit

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë sa i përket zgjedhjeve lokale të 13 tetorit, ku ende nuk ka zyrtarizuar pjesëmarrjen. Në reagimin e PD-së thuhet se “i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.”

14:07
VIP-at me veshjet më të shëmtuara. Në listë edhe Rita Ora

Nga një robdisham deri tek veshjet me material elastik dhe gjithçka tjetër, yjet kanë bërë disa zgjedhje për tu vënë në pikëpyetje rreth modës.

13:47
Lë pas edhe U2: Ed Sheeran thyen rekorde

Artisti Ed Sheeran ka mundur të thyejë rekordin e grupit të famshëm irlandez, U2.

13:28
“Njeriu i vdekur” shfaqet në ceremoninë e funeralit të tij, tronditen familjarët

Banorët e fshatit Godmiaha në Kenia, u tronditën kur një 38-vjeçar që ata besuan se kishte vdekur dhe ishte gati të varrosej u rishfaq në ceremoninë e tij të funeralit, për të konfirmuar se ai nuk kishte vdekur.

13:17
Egjipti shfaq në publik restaurimin e arkivolit të Tutankhamunit

Egjipti shfaqi të dielën arkivolin e praruar të Tutankhamun pas restaurimit për herë të parë, që kur u zbulua varri i mbretit në vitin 1922. Procesi i restaurimit filloi në mes të korrikut, pasi arkivoli me tre nivele u transferua në Muzeun e ri të Madh Egjiptian në Kajro nga Lugina e Mbretërve në Luxor.

12:56
Arrestohet adoleshenti, hodhi 6-vjeçarin nga kati i 10

Një adoleshent u arrestua pasi supozohet se ka shtyrë një gjashtë vjeçar nga platforma e vrojtimit, në katin e 10 të galerisë moderne të Londrës, Tate.

12:23
Mjekësia popullore /Pasioni i 70-vjeçarit Demokrat Keli

Demokrat Keli njeh pothuajse çdo pëllëmbë tokë në pyjet rreth Beratit.  70 vjeçari është mjek popullor dhe del të mbledhë bimët medicinale që i duhen. Ai thotë se bimët i mbledh vetë në malin e Shpiragut dhe Tomorrit

12:12
Basha përgjigje LSI-së: Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh. Në takimin e zhvilluar në Krujë, Basha i ka dhënë kështu përgjigje deklaratave të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, parti që ka dorëzuar kërkesën në KQZ për regjistrim në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

12:12
Operacioni “Tuneli”, arrestohet një nga tre shqiptarët e arratisur

Ka përfunduar arratisja për shqiptarin Klaidi Kaca, i cili arriti që t’i shpëtoj aksionit të policisë, që ishte duke goditur bandën e trafikut të drogës dhe armëve. Arratisja e tij zgjati 15 ditë.

12:09
Pacientë në plazh, fluks në qendrat shëndetësore të jugut

Piku i sezonit turistik ka shtuar edhe fluksin e pacientëve që marrin shërbim në qendrat shëndetësore verore të vendosura përgjatë vijës bregdetare në jug të vendit. Shumë prej pacientëve në qendrën shëndetësore të Radhimës janë referuar në spitalin rajonal.

11:58
Konstituohen këshillat bashkiakë në Bulqizë dhe Mirditë

Është bërë konstituimi i këshillave bashkiakë në Bulqizë dhe Mirditë.

11:57
Zgjedhjet e parakohshme, Kuvendi i Kosovës shpërndahet më 22 gusht

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur datën 22 gusht për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit. Shpërndarja do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, por data duhet të caktohet nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

11:49
Shkon me pushime tek motra, vdes në Itali adoleshenti shqiptar

Një adoleshent shqiptar ka gjetur vdekjen dy ditë më parë nga aksidenti rrugor në Ischia të Italisë. Mediet fqinje raportojnë se 16-vjeçari Xhemal Velsami, ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një grua që drejtonte automjetin.

11:36
Përçarje me PD? Braimllari i LSI: 13 tetori është data e ligjshme për zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nuk komentoi nëse brenda opozitës ka nisur përçarja për shkak të zgjedhjeve lokale të 13 tetorit.

11:33
“Më jep 5 mijë euro ose të vrava”, arrestohet krimineli i rrezikshëm pas kanosjes së biznesmenit

Kanos me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 eurosh, arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes. Në pranga ka rënë shtetasi  E.L, 37 vjeç, banues në Korçë , i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Sipas policisë, 37-vjeçari është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,.

11:08
Këtyre njerëzve iu ka nisur dita keq

Mund të ndodhë që gjërat të mos shkojnë në rrugën e duhur. Këto janë zakonisht probleme të vogla, për të cilat nuk ia vlen t’i kushtohet shumë vëmendje.

11:02
Sot afati i fundit/ LSI, PR dhe PAA dorëzojnë kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale të 13 tetorit. Kërkesa është depozituar sot, që është edhe afati i fundit për regjistrim bazuar në Kodin Elektoral.

10:59
‘Greek Reporter’ për Sin Boy: Reperi shqiptar që i ka vënë ‘flakën’ muzikës greke

Media greke ‘Greek Reporter’ ka publikuar një artikull për reperin me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e grupit të shqiptarëve që kanë lindur apo kanë shkuar të vegjël në Greqi dhe tani po dominojnë skenat e vendit fqinj. Përveç Sin Boy, të njëjtin sukses po shijojnë Eleni Foureira apo Toquel.

10:40
Modele flokësh qesharakë të sportistëve

Sportistët janë të vetëdijshëm që ndiqen nga mijëra sy kur ndodhen në fushën e lojës.

10:39
Trofeu ‘Gamper’, 99 mijë në Barcelona-Arsenal

Barcelona e nis mirë sezonin e saj në futbollin spanjoll. Skuadra katalanase mundi Arsenalin për trofeun e përvitshëm Gamper me rezultatin 2-1; një ndeshje që u ndoq nga 99 mijë persona mitikun Camp Nout.

10:33
Nuk lëshonin kupona në plazhin e Jalit, procedohen penalisht administratorët

Aksioni anti-informalitet ka vijuar sot në plazhin e Jalit në Himarë ku Policia ka proceduar penalisht shtetasit G. S., 47 vjeç, banues në Fier (administrator subjekti) dhe Z. D., 34 vjeç, banues në Himarë (administrator subjekti), pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet “Plazh Privat” në Jal, nën administrimin e këtyre shtetasve, u konstatua se në këto subjekte nuk lëshohej kupon tatimor, kishte mungesë dokumentacioni dhe ushtronin aktivitetin pa kontratë qiraje nga Bashkia Himarë.

10:29
Nuk liroi plazhin, procedohet nënkryetari i bashkisë Sarandë

Vijon Operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

10:26
Sulmet e armatosura, Trump: Urrejtja nuk ka vend në SHBA

Presidenti Donald Trump ka thënë se urrejtja nuk ka vend në SHBA pasi  29 persona u vranë në dy sulme gjatë fundjavës, në mesin e akuzave se ai mban një pjesë të përgjegjësisë. Një sulm në një dyqan Walmart në El Paso, Teksas, i mori jetën 20 personave ndërsa nëntë të tjerë humbën jetën në një tjetër sulm në Dayton, Ohio.

09:58
Duan të shfrytëzojnë guroret në malin e Tomorrit, firmat në “luftë” me policinë

Sapo Gjykata e Apelit u dha të drejtë, këtë të hënë pronarët e guroreve të mbyllura ne malin e Tomorrit tentuan të shkojnë e të rinisin punë, por rrugën ua ka bllokuar policia.

09:51
Transformimi i Bulevardit  “Zogu I”, plan masash për qarkullimin e automjeteve

Bashkia e Tiranës do të nisë transformimin e Bulevardit  “Zogu I”  për t’i dhënë jo vetëm një pamje të re, por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone.  Krahas punës për rikonstruksionin e këtij Bulevardi, projekti parashikon edhe rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj, krijimin e lulishteve të vogla etj.

09:45
“Receta” e Bashës: Zgjidhja e krizës kalon nga prangat për politikanët hajdutë

Kreu i Partisë Demokratike , Lulzim Bazha vazhdon të ngulmojë se zgjidhja e vetme për daljen nga kriza janë zgjedhjet e lira me një qeveri transitore.

09:25
Ironia e Metës: Fitoret e thella i gëzojnë liderët politikë, por penalizojnë vendin

Presidenti Ilir Meta është shprehur se “fitoret” e pretenduara nga maxhoranca, që ka fituar 100% të Bashkive dhe opozita që ka fituar 85% të përkrahjes së shqiptarëve sjellin pasoja të rënda, që penalizojnë vendin. Sipas Metës, opozita duhet të kishte marrë pjesë në zgjedhje për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.

09:05
Bombat me postë për Clinton, Obaman dhe CNN, pretendimet e autorit janë kaq naive

Njeriu që krijoi një krizë dy-javore duke postuar 16 pako me bomba, të mbushura me pluhur fishekzjarri dhe copëza qelqi për 13 Demokratët e famshëm dhe CNN-in, pritet që të hënën të njihet me dënimin e tij.

08:45
Kreu i bandës së rrezikshme tenton të arratiset nga burgu i veshur si vajza e tij

“Kreu i një bande braziliane u përpoq të shpëtonte nga burgu duke u veshur si vajza e tij, kur ajo e vizitoi atë pas hekurave dhe duke nga dalë dera kryesore të burgut në vend të saj”, thanë autoritetet të dielën.

08:27
U plagos dje në lokalin e tij, vdes në spital biznesmeni vlonjat

Nuk ka mundur që tu shpëtojë plagëve të marra nga sulmi i armatosur biznesmeni vlonjat, i cili u plagos një ditë më parë në lokalin e tij në lagjen “1 Maji”. Burime për Top Channel, raportojnë se Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital, ndonëse mjekët bënë të pamundur që t’a shpëtonin.

E diel, 04 Gusht 2019
22:45
Irani merr nën kontroll një çisternë të huaj detare

Irani ka marrë nën kontroll një çisternë të huaj detare së bashku me ekuipazhin. Njoftimin e bëri media shtetërore iraniane të dielën, duke bërë të ditur se e kishte rrëmbyer çisternën gjatë kësaj jave, duke shënuar rastin e tretë brenda një muaji që Roja Revolucionare Iraniane merr nën kontroll një çisternë të huaj.

22:17
Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Rregullim, hedhje e sendeve, dhurimi i tyre, është për shumë vetë hapi i parë për të gjetur harmoni dhe qetësi. Po kujtesa ka nevojë për gjurmët e saj, mendon Carmen-Franceska Banciu/

22:00
SHBA kritikojnë Kinën për politika destabilizuese

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka kritikuar ashpër veprimet “destabilizuese” të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit gjatë udhëtimit të tij të parë në rajon.

21:45
Guardiola në histori, e pëson nga rregulli i ri në futboll

Pep Guardiola hyn në historinë e futbollit anglez, por këtë radhë për ndonjë arritje sportive, përtej suksesit në Community Shield të skuadrës së tij, Manchester City, ndaj Liverpoolit.

20:48
Jahti 360 mln paund, një kryevepër! – FOTO

Jahti ka një gjatësi prej 142 metrash, tre direkë nga 100 metra lë lartë dhe ka 8 kate. Ai vlerësohet si jahti më i shtrenjtë dhe më i madh i ndërtuar deri tani.

20:33
Liverpooli i pafat, City fiton në ruletën e penalltive në Communty Shield

Manchester City fiton trofeun e parë sezonal Angli, pikërisht Communty Shield, pasi mposhti në ruletën e penalltive Liverpoolin me rezultatin 5-4, ndërsa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

20:17
Dokumentimi i kuzhinës tradicionale/ Nisma e dy kuzhinierëve të njohur shqiptarë në Nju Jork

Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të shkëlqyer kulinarie. Këtë e pohon Fejsal Demiraj, kuzhinier pranë restorantit me famë botërore “Noma”.

20:00
Të shtëna me armë në Vlorë, 3 të plagosur

Katër persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se policia po zhvillon kontrolle në zonën e Pyllit të Sodës për të ndaluar të dyshuarit që kanë qëlluar me armë zjarri.

19:41
Kallmi, perla e Durrësit/ Por rruga vijon të mundojë pushuesit

Zona e Kallmit, vetëm 5 km larg qendrës së qytetit të Durrësit, ofron plazhe të vogla e me peizazhe mbresëlënëse, që natyra e virgjër ofron me bujari. Po për të mbërritur deri tek to duhet të përshkosh një rrugë pa rrugë.

19:35
3 taksat që s’realizuan objektivat / Ecuria e dobët e të ardhurave në buxhet solli aksionin kundër informalitetit

Fokusimi i bëftë i qeverisë tek lufta kundër informalitetit ka një arsye të fortë nga pas. Ajo është ecuria e dobët e të ardhurave në buxhet, dhe veçanërisht ato që vijnë nga taksat kryesore, të cilat mbajnë në këmbë financat e shtetit.

19:06
MotoGP, Marquez arrin fitoren e 50-të

Marc Marquez vijon dominimin e tij në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i fitoi garën në Çeki duke regjistruar suksesin e tij të 6 sezonal në këtë kampionat.

19:03
Bekim Balaj, heroi i Sturm Grazit

Debutim ëndrrash për Bekim Balajn në kampionatin austriak. Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sturm Grazit, për javën e dytë të kampionatit kundër Wolfsberger, sulmuesi shkodran shënoi një gol me shumë peshë, pasi rezultoi me vlerë 3 pikëshi për ekipin e tij.

19:01
11 gjeste të vogla që meshkujt i adhurojnë tek femrat

Kur një mashkull dashurohet me një femër, ka mjaft gjëra të vogla të saj dhe të personalitetit të saj që e lumturojnë. Janë raste të përgjithshme, por në fakt kaq të veçanta dhe që meshkujt i adhurojnë, por nuk i thonë kurrë, edhe pse duhet t’i thonë, shkruan “Huffington Post”.

18:25
Rehova e Kolonjës, fshati me gurë dhe zemër – Fshatrat e Shqipërisë

Rehova, është një nga zonat më të bukura në krahinën e Kolonjës. Ilnisa Agolli, përmes udhëtimit të radhës vë në fokus edhe një herë tjetër se Shqipëria, është një vend për t’u dashur

18:15
E zë korrenti, ndërron jetë në shtëpi 58-vjeçari

Rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane të Mirditës, 58-vjeçari Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

18:00
Guardiola kritikon ‘The Best’: Mungoi Bernardo Silva

Përpara disa ditësh FIFA publikoi emrat e 10 finalistëve për çmimin “The Best” si Lojtari më i mirë i vitit 2019 dhe mes emrave të njohur që mungonin në këtë listë ishte edhe ai i Bernardo Silvës.

17:47
Ushtria e Kim Jong-un gati për luftë?!

Shumë gjera kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe pjesës tjetër të botës, teksa nga viti në vit duket se shteti aziatik po tërhiqet nga pozicioni i tij për luftë, pavarësisht ndonjë deklarate sporadike.

17:33
Ashpërsohet ‘lufta’ Inter-Icardi

Ashpërsohet gjithnjë e më shumë lufta mes Interit dhe Mauro Icardit. Futbollisti deri tani i ka refuzuar të gjitha ofertat e ardhura për të ku në krye qëndrojnë ato të Romës dhe Napolit duke shfaqur gatishmërinë që të qëndrojë te Interi edhe pse do të jetë gjithë kohës i izoluar.

17:26
Pse nuk duhet të vishni xhinse të ngushta…

Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja, paralajmërojnë doktorët. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë xhinset e ngushta për të patur mundësi për lehtësim.

17:17
Mick Schumacher në hapat e të atit, shënon fitoren e parë në Formula 2

Mick Schumacher shkruan një tjetër faqe në historinë e garave të automobilizmit. Djali i legjendës së Formula 1, Mikael Shumaker, regjistroi fitoren e tij të parë në Botërorin e Formula 2 teksa triumfoi në Cmimin e Madh të Hungarisë.

16:48
Kirurgët ndajnë binjaket/ 3 vjeçaret ishin të bashkuar në kokë

Dy binjake nga Bangladeshi, të bashkuar në kokë, janë ndarë pas një operacioni kompleks të kryer nga kirurgët hungarezë. Këta të fundit bënë një ndërhyrje maratonike, prej 30 orësh, për të ndarë kafkën dhe trurin e binjakëve.

16:40
Gurët e çmuar sipas shenjës së horoskopit

Shumë prej nesh janë të afeksionuar pas gurëve të çmuar, ngjyrave dhe domethënies që ato mbartin, por disa gurë janë të lidhur ngushtë edhe me shenjën tonë të horoskopit.

16:17
Rrëmbimi i adoleshentes në Rumani, shkarkohet ministrja

Kryeministrja rumune ka shkarkuar ministren e arsimit për shkak të komenteve të papërshtatshme për një rast rrëmbimi që ka tronditur vendin. Aleksandra Macasanu, 15 vjeç, u rrëmbye në perëndim të kryeqytetit Bukuresht, të mërkurën e kaluar.

15:47
Ekspertët e OKB-së: Sulmet terroriste mund të kthehen brenda 2019-s

Një pauzë relative në sulmet terroriste të kryera nga grupet islamike, mund të përfundojë para fundit të këtij viti paralajmërojnë ekspertët e OKB. Monitoruesit e kombeve të bashkuara, në një raport të paraqitur në këshillin e sigurimit, thonë se pavarësisht se kalifati gjeografik i të ashtuquajturit Shteti Islamik është shembur, lidershipi i grupit po provon të adaptohet, mbijetojë dhe konsolidohet përmes celulave të fjetura në përgatitje për një rebelim të mundshëm.

15:35
Aksident i rëndë, drejtuesi i motoçikletës aksidentohet për vdekje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin Lezhë-ShenKollë tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”.

15:26
OSBE tentoi të ulë Ramën e Bashën/ Mediu tregon nismën për marrëveshje, por ka edhe kritika për kreun e PD

Kur kanë kaluar 6 muaj nga nisja e krizës politike në vend kryerepublikani Fatmir Mediu zbulon eksluzivisht për Top Channel përpjekjen e OSBE për arritjen e një marrëveshje mes palëve.

15:16
250 fëmijë çdo ditë në urgjencë/ Ndihmë mjekësore për shkak të temperaturave dhe virozave të stinës

Temperaturat e larta por dhe virozat që qarkullojnë në stinën e nxehtë kanë bërë që në urgjencën e pediatrisë të paraqiten mesatarisht 250 fëmijë të vegjël të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Këtë të dielë vetëm në orët e para të mëngjesit ishin paraqitur 40 fëmijë me simptoma të ndryshme kryesisht viroza të stinës .

14:19
Rrezikoj të mbytej, polumbarët shpëtojnë 55 vjeçarin në Jalë

Polumbarët e Forcës Detare i kanë shpëtuar jetën pushuesit 55 vjeçar.

14:12
Viktimat e selfie-ve, numri vazhdon e rritet

Të fiksuarit pas mediave sociale, që fotografojnë veten në një liqen toksik në Siberi, dhe ky është një nga shembujt më të fundit të distancave që përshkojnë njerëzit me qëllimin e vetëm, realizimin e selfiet të përkryer.

13:36
Gjeoda gjigande/ Spanjë, hap dyert për vizitorët

Një gjeodë gjigande në Spanjën Jugore në Pulpi, ka hapur për të parën herë dyert për vizitorët, këtë verë. Njerëzit tani mund të hyjnë brenda shpellës së rrallë, më e madhja në Evropë dhe e dyta më e madhe në botë, dhe të mrekullohen me bukuritë e saj.

13:26
“Zorro” mbush 1 shekull/ Heroi i parë i maskuar që u shfaq në më shumë se 50 filma

Heroi i maskuar, Zorro, lindi 100 vite më parë, kur u shfaq në një revistë amerikane për tu bërë shpejt një ikonë ndërkombëtare bashkë me homologë si Tarzani apo Supermeni. Kalorësi me maskë, i veshur me të zeza, u krijua nga shkrimtari amerikan Johnston McCulley në gusht 1919. Dhe ai më pas hapi rrugën për një shekull të tërë superheronjsh.

13:19
Dy sulmet me dhjetëra viktima në SHBA, reagojnë Meta dhe Basha

Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme që i morën jetën dhjetëra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

13:04
Superkupa e Gjermanisë/ Dortmund fiton ndaj Bayern me rezultatin 2-0

Borusia Dortmund është skuadra fituese e Superkupës së Gjermanisë. Në Signal Iduna Park, skuadra e Lucien Favre mposhti Bayernin e Mynihut me rezultatin 2-0 duke e ngritur këtë trofe për herë të 6 në historinë e saj duke ndërprerë në të njëjtën kohë edhe dominimin e bavarezëve që e kanë fituar këtë trofe në 3 edicionet e fundit.

12:51
Familja e tornitorëve/ Babë e bir i kanë kushtuar jetën punës së hekurit

Meçan Hoxha, tornitori që gjithë jetën ia ka kushtuar punës me hekurin, traditë të trashëguar nga të parët e tij, por bën gjithçka për të mos e lënë në harresë këtë traditë, duke e përcjellë tek familja e tij.

12:50
Festa e lakrorit në Polenë/ Promovohet tradita në Korcë, shumë turistë vendas dhe të huaj

Lakrori i pjekur në saç, një gatim i spikatur i zonës së Korccës përcillet si një manifestim i traditës së kësaj zone përmes Festës së Lakrorit.

12:47
Arrestohet një nga autorët e plagosjes së trefishtë në Elbasan

Policia e Shtetit ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të plagosjes së ndodhur në datën 2 gusht në Elbasan. Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë 34-vjeçari Ilirjan Bezhani, ndërsa vijon të jetë në kërkim Genti Faqja, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje.

12:43
Saranda në sytë e piktorëve/ Punimet e artistëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar qytetin

Në Sarandë, galeria e artit është bërë pjesë e ofertës turistike të sezonit veror. Galeria ka të ekspozuar momentalisht rreth 72 vepra të disa zhanreve, një pjesë e rëndësishme kjo e fondit te saj. Punët janë të larmishme dhe ideja përshkuese është diversiteti.

12:37
E ardhmja e Elseid Hysajt/ Tottenham e kërkon ende shqiptarin

Tottenhemi vë sërish në radarët e tij Elseid Hysajn. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Star’ sipas të cilit, trajneri i Hotspurs vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin e përfaqësuses shqiptare.

12:31
Turizmi në Ulqin/ Udhëtimi me anijen që ka kapitenen e vetme në Malin e Zi

Ulqini është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturore,historike dhe natyrore. Ky qytet është themeluar rreth shekullit V p.e.s.

12:06
Rishfaqet dhia e egër/ Efektet e moratoriumit, kamerat e kanë fotografuar në Shebenik

Kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Parkun e Shebenikut së fundmi kanë fotografuar edhe dhinë e egër.

12:05
Arrestimet për gjobëvënie/ Biznese dhe individë në shënjestër përmes kanosjes

Pas rënies së komunizmit, vendi ynë është karakterizuar nga një fenomen shqetësues, atë të gjobëvenies. Bizneset dhe drejtuesit e tyre, në jo pak raste janë përballur me grupet e të fortëve të cilët u kanë marrë para nëpërmjet kërcënimeve, dhunës dhe presioneve.

11:22
Basha nga Fushë-Arrëzi: Shqiptarët u bënë bashkë për ndryshim, opozita fituese e zgjedhjeve të lira kurdo që të bëhen

Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia Demokratike me aleatët e saj është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato. Basha deklaroi se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet.

10:56
Orë tmerri në SHBA, sulm tjetër me 9 të vdekur dhe 16 të plagosur

Vetëm disa orë pas sulmit tragjik në Teksas një tjetër sulm ka ndodhur në Dayton, Ohio ku 9 persona kanë mbetur të vdekur si dhe 16 të tjerë janë të plagosur.

10:37
Ishin në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohen dy persona në Rinas

Dy persona janë arrestuar në Rinas nga Policia Kufitare Rinas pasi ishin në kërkim ndërkombëtar.

10:25
Foto/ Një tjetër shkollë në Tiranë po bëhet si e re! Në shtator nxënësit do e gjejnë gati

Krahas ndërtimit të shkollave të reja Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me rikonstruksionin e shkollave aktuale. Puna po vijon me ritme të larta për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në qendër të Njësisë Administrative Ndroq.

10:03
Nuk e mbajnë frenat, makina përfundon në lumë

Një aksidenti ndryshe nga të tjerët ka ndodhur sot në qëndër të Fier.

09:45
Operacioni “Plazh i Lirë”/ Procedohen penalisht 12 pronarë

Në kuadër të operacionit “Plazh i Lirë” Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh në Velipojë si dhe në Pogradec.

09:20
Digjitalizimi në Tiranë e Durrës/ Transmetimet analoge mbyllen, merrni Digitalb

Me mbylljen nga 1 shtatori i këtij viti të transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë kanalet televizive do të mund të vazhdojnë të ndiqen falas, pa pagesë vetëm përmes teknologjisë së transmetimeve digjitale.

09:06
Sulm me armë në supermarket/ 20 të vdekur, 26 të plagosur

Një sulm me armë në një supermarket la të vdekur 20 persona si dhe plagosi 26 të tjerë.

08:47
Vasili: 30 qershori i paligjshëm dhe faqe e zezë në historinë e Shqipërisë

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook ish deputeti i Lëviszjes Socialiste për Integrim ka quajtur zgjedhjet e 30 qershorit si të pavlefshme dhe si turpi më i madh i Shqipërisë.

E shtunë, 03 Gusht 2019
23:00
Marquez dominon MotoGP!

Marc Marquez kompletoi një punë fantastike në provat zyrtare për çmimin e madh të Çekisë, në botërorin e MotoGP, dhe do të niset para të gjithëve në garën që do të zhvillohet të dielën në pistën e Brno.

22:40
‘Mad Max’, më i shpejti në provat në Hungari

Piloti holandez Max Verstappen shfrytëzoi momentin e mirë që po kalon në kampionatin e Formula 1 duke marrë pole Position e parë në karrierë.

22:15
Dopingu në basketboll/ Tentoi mashtrim, doli shtatzënë!

Rregullat e ashpërsuara për përdorimin e substancave të ndaluara kanë vlerësuar atletë që mundohen me të drejtë të arrijnë rezultate, por ka edhe nga ata që përmes përdorimit të dopingut, mundohen të mashtrojnë.

21:54
Kylie, “Ambasadorja” e Adidas! – FOTO

Miliarderja Kylie Jenner ka postuar së fundmi një foto të sajën, në rrjetin social “Instagram”, e veshur me bikini neon dhe atlete Adidas.

21:44
Meghan nuk ndalet, një linjë veshjesh për bamirësi

Nuk ndalet Meghan Markle. Pas lajmi se dukesha e Sussex do të jetë redaktore nderi për numrin e shtatorit të revistës Vogue, vjen edhe një tjetër risi.

21:30
Dita e birrës/ Çekia, konsumatorja më e madhe në botë

Në ditën ndërkombëtare të birrës, gjermanët mund të krenohen pasi janë prodhuesi numër një i birrës në BE me një prodhim prej 8.3 miliardë litrash, ose 21 për qind e prodhimit total të BE.