12:41
Wake Up/ “Zgjimi i Enver Simakut”, regjisori spanjoll rikthen Pirro Milkanin në aktrim
“Zgjimi i Enver Simakut”, është produksioni i parë spanjoll në histori i xhiruar në Shqipëri. Ky është një film triller i regjisorit spanjoll Marco Lledó, në të cilin interpretojnë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Lulzim Guhelli, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili dhe aktori spanjoll, Julien Blaschke i cili rrëfen hetimin e një gazetari, gruaja e të cilit është vrarë para 20 vjetësh.