VV uron LDK-në: Shumë punë e përpjekje janë bërë për liri

23/12/2019 16:06

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30 vjetorin e themelimit, duke thënë se LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Ibrahim Rugovën.

“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit”, thuhet në urimin e VV-së./KosovaPress/

Top Channel