Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës F.D për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate njofton se e pandehura F.D, më 22 shtator 2014, me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste, ISIS, në Siri, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, nga Prishtina është nisur në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Elezit, ku nga aty është larguar nga Kosova dhe nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar drejtë Stambollit.

“Më tutje ka vajtur në Siri ku i është bashkangjitur bashkëshortit të saj, i cili vepronte në kuadër të grupit terrorist, ISIS. Me këto veprime e pandehura F.D ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143, paragrafi 2 të KPRK-së.

Top Channel