Historia e dashurisë së një çifti gay, filmi që po trondit Gjeorgjinë

23/12/2019 13:37

“Kur i thashë nënës sime se isha gay, ajo tha që uroj të kishe vdekur dhe të mos kishe ekzistuar fare. Është më mirë të mos kesh një djalë, sesa të kesh dikë si ty”.

Lasha, në të njëzetat e hershme, ka krahun rreth belit të partnerit të tij Beka. Ata janë ulur së bashku në një park të izoluar në Tbilisi.

Këta nuk janë emrat e tyre të vërtetë sepse në Gjeorgji çiftet gay shpesh frikësohen për sigurinë e tyre.

Diskriminimi ndaj orientimit seksual është i paligjshëm, por në të vërtetë homofobia është e zakonshme në shoqërinë konservatore të Gjeorgjisë. Dhe shpesh, njerëzit homoseksualë janë viktima të dhunës.

Shumë agresion u shfaq në natën e fundit të filmit të parë artistik të Gjeorgjisë për dashurinë homoseksuale.

Një turmë prej rreth 500 burrash u mblodhën në qendrën e qytetit të Tbilisi për të prishur shfaqjen e prodhimtarisë Suedeze-Gjeorgjiane, “And Then We Danced”.

Top Channel