S’ka më vend për polemika, Edison Cavani zgjedh ekipin e tij të ri

23/12/2019 13:52

Edison Cavani është rikthyer në çështjen më të nxehtë në Paris.

Uruguaianit i skadon kontrata verën e 2020-tës dhe duket se nuk e ka pranuar zgjatjen e kontratës nga drejtuesit e Parisien Saint Garmain. “El matador”, e ka vendosur dhe do të largohet nga Parisi me destinacion Madridin, qytet ku do ta priste krahëhapur tekniku Diego Simeone, i cili e ka kërkuar edhe në të kaluarën, por 32-vjeçari vendosi për t’u transferuar në Madrid.

Ardhja e Mauro Icardit e ka kthyer uruguaianin një zgjedhje të dytë të trajnerit Thomas Tuchel, i cili po kalon sezonin e tij më të keq që prej mbërritjes në “Parc de Prince”.

Duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës, 32-vjeçari është i lirë që të negociojë me të gjitha ekipet që ai dëshiron për tu transferuar me kosto zero në merkaton e verës. Por Simeone e dëshiron me çdo kusht nën drejtimin e tij që në merkaton e janarit, pasi ka shumë nevojë për karakteristikat e Cavanit, duke pare që edhe Diego Costa vuan nga një dëmtim që po e mban larg fushave të lojës.

Drejtuesit e “Los Colchoneros’, mësohet se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin. Që uruguaiani do të veshë fanellën e bardhëkuqe të Atleticos, nuk është më një sekret, çështja është nëse mund të ndodhë që në janar. PSG sigurisht që do të kërkonte një numër të caktuar parash për kartonin e tij, por nga ana tjetër do të kursente edhe disa muaj nga paga që në total përbëjnë një shifër për t’u marrë në konsideratë.

Top Channel