Lidhja Demokratike e Kosovës nuk heq dorë nga posti i presidentit.

Argumenti saj është se nevojitet një balancim pushteti në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, mosarritja e së cilës, ka krijuar një vakum institucional në vend. Në 30 vjetorin e themelimit të LDK-së, kreu i saj, Isa Mustafa i bëri thirrje Vetëvendosje që të lexojë qartë rezultatin e procesit zgjedhor të 6 tetorit dhe të ndajnë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë.

Edhe pse tha se ka vullnet për bashkëqeverisje me VV-në, Mustafa u shpreh se LDK, ujdia duhet arritur pa presion. Në jubileun e 30-të të krijimit të kësaj force politike, Mustafa kërkoi zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të saj, të cilën e quajti “një borxh dhe detyrim për të ardhmen e Kosovës”. Kreu i LDK-së njëherazi bëri thirrje edhe për unitet brenda partisë, dhe deklaroi se gjitha ambiciet personale duhet të kapërcehen.

Top Channel