SHBA siguron 175 milionë dollarë ndihmë ushtarake për shtetet e Baltikut

23/12/2019 17:47

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihmë ushtarake me vlerë 175 milionë dollarë në vendet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë për vitin 2020, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Estonisë.

Në deklaratë thuhet se Uashingtoni, me 125 milion dollarë ndihmë të përgjithshme ushtarake, së pari ndau 50 milion dollarë shtesë për të ngritur aftësitë kundërajrore të atyre tre ish-republikave sovjetike, të cilat, sipas ekspertëve të shumtë ushtarakë, janë pika e tyre e dobët, raporton AP.

“Qëllimi i Shteteve të Bashkuara është forcimi i pozicioneve të frenimit dhe mbrojtjes në shtetet e Baltikut në hapësirën ajrore, dhe veçanërisht në mbrojtjen ajrore”, thuhet në deklaratë.Të tre shtetet baltike, të cilat u bashkuan me NATO-n në vitin 2004, janë aleatë besnikë të SHBA, kujton AP dhe thekson se të tre shtetet kufizohen me Rusinë.

Top Channel