Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se vendi i tij nuk mund t’I bëjë ballë një “vale të re refugjatësh” nga Siria.

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar drejt kufirit turk mes përshkallëzimit të bombardimeve në provincën e Idlibit të kontrolluar nga rebelët në Sirinë veri-perëndim. Turqia tashmë strehon rreth 3.7 milion refugjatë sirianë – popullata më e madhe e refugjatëve në botë. Erdogan paralajmëroi se një fluks i ri do të “ndihej nga të gjitha vendet eVropiane”.

Deri në tre milion njerëz jetojnë në provincën e Idlibit, rajoni i fundit i madh në Siri që ende gjendet ne duart luftëtarëve rebelë dhe xhihadistët kundërshtarë të Presidentit Bashar al-Asad. Duke folur në një ceremoni çmimesh në Stamboll të dielën, Erdogan tha se mbi 80,000 banorë nga Idlibi ishin afruar në zonat pranë kufirit turk në mes të bombardimeve të ngritura nga forcat siriane dhe ruse.

”Nëse dhuna ndaj njerëzve të Idlibit nuk ndalet, ky numër do të rritet edhe më shumë. Në atë rast, të jeni të sigurtë se Turqia nuk do ta bartë mbi vetë një ngarkesë të tillë emigruese”, tha ai. Efektet negative, sipas kreut të shtetit turk, do t’i ndiejnë fort të gjitha vendet evropiane, sidomos Greqia.

Top Channel