Rruga nacionale Fier-Ballsh është në gjendje të mjeruar.

Në pjesën më të madhe të saj rruga ka dëmtime të shumta, të cilat bëhen shkak për aksidente rrugore.

Gjendja e rrugës rëndohet gjithnjë e më tepër, ndërsa nuk ka asnjë interesim për mirëmbajtjen e saj. Ky segment rrugor me një gjatësi prej 27 km, është më shumë i dëmtuar nga vendi i quajtur kthesa e Patosit deri në hyrje të qytetit të Ballshit.

Drejtuesit e mjeteve thonë se është e papranueshme gjendja e mjeruar e rrugës që lidh Ballshin, qytetin me kontribute të mëdha financiare nga industria e përpunimit të naftës, me pjesën tjetër të vendit.

Rruga nacionale Fier -Ballsh është lënë krejtësisht në harresë që prej vitit 2012, pas inaugurimit të autostradës Levan-Tepelenë.

Top Channel