Shampanja braziliane… Në jug të vendit, një oaz për verë

23/12/2019 12:43

Për shampanjën është e famshme Franca, por mos u çudisni nëse shihni të përhapur edhe një verë të këtij lloji të prodhuar në Brazil.

Edhe pse prodhimi i verës në këtë vend është më i vogël se ai i Argjentinës e Kilit, jugu i Brazilit po kthehet në një lloj oazi të prodhimit të rrushit, për shkak edhe të kushteve të favorshme që ndihmojnë kultivimin e tij. E gjithë zona është specializuar gjithmonë e më shumë në prodhimin e verërave të tipit të shampanjës.

“Është një kulturë relativisht e re kjo në Brazil. Spumantet e para këtu janë prodhuar përpara më shumë se 100 vjetësh, megjithatë, verërat vërtet cilësore të kësaj natyre nuk kanë nisur të prodhohen përveçse nga vitet 70, kur mbërritën prodhuesit e kombeve të mëdha”, shprehet Carlos Abarzua, enolog, “Spumantja është produkt për një moment relaksimi, një moment kënaqësie. Ajo shkon shumë edhe me mishin. Por në Brazil është ngrohtë, ndaj është një produkt të cilin mund ta shijosh të ftohtë në këtë klimën tonë.”

Në vitet 70, ishin kompani të mëdha si francezja Moet & Chandon që u vendosën në rajon, duke ndihmuar vendasit të arrijnë një prodhim sa më cilësor të kësaj vere, e cila ka nisur të kthehet në specialitetin e tij.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel