Temperatura përvëluese në Australi, kanguri futet në pishinën e një familjeje për t’u freskuar

23/12/2019 16:40

Moti ekstrem në Australi, me temperatura mbi 42 gradë e detyroi një kangur të hidhej në pishinën e një familje për t’u freskuar sadopak.

Familja në New South Wales të Australisë filmoi një kangur 70 kilogramësh duke u larë në pishinën gjatë fundjavës, në nj1% kohë kur koalat dhe kafshët tjera janë vërejtur duke u arratisur në zona më të sigurta për shkak të zjarreve.

Edhe pse nuk njihen si kafshë që dinë not mirë, kangurët kërkojnë hapësira të mbuluara më ujë që të freskohen në ditë të nxehta.

Kujtojmë që në katër shtete të Australisë kanë shpërthyer rreth 200 vatra zjarresh, ku gjysma prej tyre në New South Wales, dhe 60 tjera që janë shumë aktive.

Top Channel