Dje, në qarkun e Vlorës pati reshje të dendura shiu që në qytet çuan edhe në ndërprerjen e ndeshjes në stadium.

Sot niveli i ujit në lumin  Vjosë u rrit, por ende nuk ka alarm për përmbytje. Deti i trazuar dhe me dallgë që shkojnë deri në 8 ballë, hyri dje në tokat e fshatit Delisuf të njësisë administrative  Novoselë.

Për më tepër ndiqni lidhjen direkte me gazetarin e Top Channel- it, Mikel Marsi, gjatë edicionit informativ të orës 12:00.

 

Top Channel