E mërkurë, 29 Korrik 2020
19:01
Zhvillohet dëgjesa e radhës për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë Nr. 6 dhe Njësinë Zall-Herr, 8 godina duhet të ndërtohen nga e para

Nga salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës zhvilloi sot dëgjesën e radhës me inxhinierë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 6 në Kombinat, si dhe Njësinë Zall-Herr, ku qytetarët patën mundësi të ndjekin analizën e thelluar të ekspertëve nëse ato ndërtesa duhen prishur, për t’u rindwrtuar, apo rikonstruktuar.

18:58
Thaçi nga Jezerci, takim me ushtarë të FSK-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot është takuar në Jezerc me dy ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Yll Dalladakun dhe Korab Dautin.

18:57
Instituti ‘Robert Koch’: Kosovarët që kthehen në Gjermani, më të prekurit me covid-19

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se në bazë të statistikave të hartuara nga Instituti Robert Koch, shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani ditëve të kaluara kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me COVID-19.

18:53
​Hoti: Rajoni është i ndarë, ekziston vullneti i udhëheqësve për ta ndryshuar atë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar në video-samitin e organizuar nga Këshilli Atlantik i Uashingtonit, se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i ndarë dhe i integruar pamjaftueshëm ekonomikisht.

18:52
​188 raste të reja dhe 5 viktima në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë realizuar një numër rekord testimesh, plot 1971 teste dhe prej tyre janë regjistruar 188 raste pozitive.

18:50
​Dy mumie befasojnë shkencëtarët: Në formë njerëzore, por pa mbetje njerëzore

Dy mumiet miniaturë, të cilat u zbuluan në Egjipt, u përshkruan për herë të parë me një skaner CT, imazhi i të cilit tregoi se nuk kishte mbetje njerëzore në to, siç e prisnin arkeologët.

18:48
Tren i shpejtë nga Shqipëria/ BE merr rekomandimin për rrjetin e trenave, përfshihet edhe Kosova

Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare i ka rekomanduar Bashkimit Europian ndërtimin e një rrjeti linjash hekurudhore të shpejtësisë së madhe dhe në të parashikohet edhe përfshirja e Shqipërisë dhe Kosovës.

18:45
Rafale/ Mbërrijnë në Indi gjuajtësit e rinj francezë, mes tensioneve me Kinën

India priti sot mbërritjen e pesë gjuajtësve të rinj franceze Rafale, në një kohë kur vendi është përfshirë në një konflikt të sgjatur kufitar me Kinë në rajonin e Himalajeve.

18:43
Ambasada e SHBA-së kundër ligjit për vlerat e UÇK-së

Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur kundër nismës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

18:39
‘Qeveria të rishikojë vendimin për ndaljen e aktivitete sportive – skuadrat kosovare duhet të përgatiten për Evropë’

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka miratuar disa vendime të reja në luftën kundër pandemisë Covid-19. Ndër tjerash, janë ndaluar edhe të gjitha aktivitet sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Mirëpo një gjë e tillë po kundërshtohet nga komuniteti sportiv në Kosovë.

18:35
Meta dekreton emërimin e Gjeneral Major Bajram Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

18:25
Mblidhet Këshilli Politik/ Opozita propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve

Prej orës 18:00 ka nisur mbledhja e Këshillit Politik.

18:24
I akuzuari për blasfemi vritet me armë në sallën e gjyqit

Një burrë i akuzuar për blasfemi në Pakistan është vrarë me armë gjatë gjyqit të tij në qytetin e Peshawar. Ai përballej me akuzën se kishte pretenduar se ishte profet.

18:06
Punë votash!/ ‘Mu shkatërrua jeta, SPAK nxori emrin tim për diçka që nuk e kam bërë’

Nga Anila Hoxha:

17:53
Trump: Nuk kam folur me presidentin Putin për raportet se Rusia ka paguar për të vrarë ushtarë të SHBA

Presidenti Donald Trump tha se në asnjë rast nuk e ka pyetur udhëheqësin rus Vladimir Putin rreth informacioneve të inteligjencës amerikane se Moska ka paguar talebanët për të vrarë ushtarë amerikane në Afganistan, duke hedhur dyshime rreth këtyre raporteve.

17:50
Pas 11 vitesh, Jennifer Aniston nominohet në “Emmy Awards”

Jennifer Aniston ka përjetuar një nga ato mëngjese ku është zgjuar e lumtur dhe plot me energji pozitive.

17:49
Kim Kardashian nis të qajë dhe i thotë Kanye West: Mos eja në shtëpi derisa të jesh më mirë

Kim Kardashian është rikthyer sot në shtëpi kur dhe u kap duke nisur të qajë në një ritakim emocional me të shoqin Kanye West në Wyoming, SHBA, pas disa javë komunikimesh të dështuara mes tyre.

17:37
Pasojat e Covid-19/ Mblidhet Samiti i Ballkanit, Rama: Të kompensohemi duke bashkëpunuar, jo politizim

Pasditen e sotme është mbajtur një takim virtual mes liderëve të Ballkanit Perëndimor organizuar nga Këshilli Atlantik. Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor kishte në fokus bashkëpunimin rajonal ekonomik për të dalë nga ndikimi shkatërrues që pati pandemia e COVID-19.

17:27
Përplasja spektakolare e trenit shkakton shembjen e urës në SHBA

Pamje dramatike po vijnë nga qyteza e liqenit të Tempe në Arizona ku një aksident hekurudhor ka shkaktuar flakë gjigande dhe shembjen e pjesshme të urës ku trenat po udhëtonin.

17:20
U dëmtuan nga tërmeti, këto janë pallatet që do të prishen gjatë muajit gusht në Durrës

Në Bashkinë e Durrësit edhe gjatë muajit gusht do të vijojë puna për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

17:15
Zyrtarët amerikanë: Zbulimi rus përhap dizinformim përmes faqeve elektronike në anglisht

Shërbimet ruse të zbulimit po përdorin tre faqe interneti në gjuhën angleze për të përhapur dizinformim për pandeminë, në përpjekje për të shfrytëzuar krizën që ka krijuar në SHBA përhapja e virusit ndërkohë që afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, thanë zyrtarët amerikanë të martën.

17:06
Kosovë/ 603 pacientë me Covid-19 të shtrirë në ShSKUK, 42 në gjendje të rëndë

Bazuar në raportet ditore, 603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

17:03
Kosovë/ ​Festimi i Kurban-Bajramit, Zemaj: Mbetet përgjegjësi e BIK-ut zbatimi i masave të reja anti-Covid-19

Për dallim prej ditës së djeshme, numri i të infektuarve me koronavirus është më i ulët, por ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kërkuar nga qytetarët dhe institucionet përfshirë edhe Bashkësinë Islame të Kosovës që t’i respektojnë masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

17:02
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kroaci

Në Kroaci, 71 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, dhe një person ka vdekur, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Krizave i këtij vendi.

17:01
Ministri Çuçi në Top Talk: Mazhoranca asnjë hap pas. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen

I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ditën e sotme ka qenë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

17:00
Krijesa ‘aliene’ 2 metra e gjerë habit plazhistët me daljen në breg

Këta peshq të pazakontë ngatërrohen shpesh me peshkaqenët prej flatrës që mbajnë në kurriz. Ato mund të rriten deri në 2.5 ton dhe konsiderohen një ushqim delikat në disa pjesë të Azisë.

16:51
Kosovë/ Komisioni për Shëndetësi miraton projektligjin për pandeminë

Anëtarët e të gjitha partive politike që janë pjesë e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në parim kanë votuar pro Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

16:49
Policia e Kosovës sekuestron mbi 40 armë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për veprat penale fajde, importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.

16:44
Elon Musk sfidoi Johnny Depp në ‘dyluftim kafazi’/ Bota nis vendosjen e basteve

Sikur ylli i Hollywood Johnny Depp të mos kishte mjaftueshëm probleme për t’u shqetësuar me padinë e shpifjes në gjyqin e Londrës, tashmë ai duhet të vrasë mendjen dhe për strategjinë e mundshme të një dueli me rivalin e tij të dashurisë, sipërmarrësin milioner Elon Musk.

16:38
Cakaj letër Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook.

16:36
Pak orë para festës së titullit, Meta poston foton me bluzën e Tiranës: E meritonte!

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka reaguar pak orë para se klubi i Tiranës të jetë zyrtarisht kampione e Superligës së Shqipërisë.

16:28
SHBA njoftojnë plane për tërheqjen e 12 mijë trupave nga Gjermania

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se do ta zhvendosin shtabin e trupave në Evropë nga Shtutgarti i Gjermanisë për në Belgjikë, ndërkohë që shpallin planet për tërheqjen e rreth 12,000 trupave nga Gjermania, pas një vendimi të Presidentit Donald Trump.

16:15
Ish gruaja e Jeff Bezos thotë se ka dhuruar $1.7 miliardë për bamirësi nga paratë e divorcit, shumica për barazinë racore

MacKenzie Bezos tha sot se ka dhuruar 1.7 miliardë dollarë për kauza bamirësie, shumica e të cilave ka shkuar për kauza të barazisë racore dhe drejtësisë sociale.

16:15
Dhunuan dhe bënë për spital një 65-vjeçar, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori i tij

POGRADEC – Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 30-vjeçar.

16:05
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 108 raste të reja, 2 humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit

Covid-19 ka shënuar dy viktima të tjera në vendin tonë.

15:46
Vjedhje me armë/ Kush janë dy të piketuarit e radhës nga OFL-ja (Emrat)

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

15:38
Përdhunime, aborte…/ Tronditëse, çfarë ndodh me gratë në burgjet e Koresë së Veriut

Gratë në Korenë e Veriut që gjenden nëpër kampe apo burgje torturohen dhe përdhunohen nga ana e gardianëve apo policëve, thuhet në raportin e të drejtave të njeriut të publikuar nga Kombet e Bashkuara.

15:33
​Në Izrael gjenden mbetjet e një kishe 1.300-vjeçare

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar mbetjet e një kishe 1.300-vjeçare në Izraelin Verior, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve në Izrael.

15:30
Kosovë/ 194 raste të reja, 138 të shëruar dhe 4 vdekje në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

15:28
Nesër zgjedhjet në Universitete/ Në 12 universitete publike, nis votimi që në mëngjes

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore që është zhvilluar kryesisht në rrjete sociale, kandidatët që garojnë për organe drejtuese në universitete janë në heshtje zgjedhore.

15:20
Covid-19 na ndaloi përqafimet/ Zakonet e reja, por ende vijon sjellja e vjetër, “e rrezikshme”

Sipas numerologjisë, 66 dite i mjaftojnë njeriut për të fituar një zakon të ri.

15:13
SPAK hetonte dy të vdekur/ Ishin në listën e 21 komisionerëve të akuzuar për krime zgjedhore

Të martën Prokuroria e Posaçme SPAK, njoftoi për përfshirjen e 21 komisionerëve në krime zgjedhorë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, për të cilët gjykata e posaçme kishte caktuar edhe masat e sigurisë, por dy prej komisionerëve rezultojnë të kenë ndërruar jetë.

15:10
Krujë/ Finalizohet operacioni antidrogë, sekuestrohen 41 kg kanabis, policia jep detajet

Është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Verjon” dhe janë sekuestruar 41 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

15:02
Ambasadorja Yuri Kim: KLGJ të mbajë zotimin, nëse Gjykata e Lartë s’është funksionale, drejtësia mohohet

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë online me përfaqësues të KLGJ e GJL.

14:42
Pandemia në Evropë, vendet kthejnë masat kufizuese

Javë pasi izolimet filluan të zbuteshin në kontinentin evropian, qeveritë tani po kërkojnë më shumë kujdes dhe kanë filluar madje të marrin edhe masa shtesë pasi infeksionet po fillojnë të rriten në disa zona.

14:37
Bosi 70-vjeçar i Formula 1 kapet “mat” me stilisten 24-vjeçare (FOTO)

Në revistën italiane “Chi” janë publikuar fotografi të reja të Flavio Briatore teksa ndodhet me pushime në Sardenja. Pranë tij ndodhet një vajzë e re dhe shumë seksi.

14:33
Mbështetja e BE për buxhetin e Kosovës

Një shumë prej 9,985 milionë eurosh të fondeve të asistencës për mbështetje të buxhetit të dhëna nga Komisioni Evropian janë disbursuar në Thesarin e Kosovës.

14:31
Foto-Lajm/ Jo vetëm me maska, deputetët e ‘luftojnë’ covid-in duke pirë… dhallë

Të mbledhur grupe grupe te kafja e kuvendit , deputetët janë parë të relaksuar dhe madje duke pirë dhallë.

14:28
​Rëndohet situata me Covid-19 në Kosovë, Hoti kërkon të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kërkoi që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar pasi sipas tij, vendi ka hyrë në një situatë të rëndë me Covid-19.

14:23
​Deputeti i VV-së rezulton pozitiv me Covid-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

14:19
Evropë, rritja e rasteve me Covid/ Alarm i OBSH-së: Vjen nga të rinjtë

Drejtori rajonal për Evropën në OBSH, Hans Kluge, thotë se infektimet në rritje mes të rinjve qëndrojnë pas rritjes së fundit të rasteve në të gjithë kontinentin.

14:12
‘Rrënjët’ e Van Goghut, piktura ‘zbulon’ sekretin e fundit

Rrënjët, vepra e fundit e pikturuar nga Vincent Van Gogh, në ditën kur ai edhe vrau veten, tregon sekretet e saj falë një kartoline të vjetër poste të gjetur rastësisht.

14:09
Greqia raporton 52 raste të reja me COVID-19

Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 52 raste të tjera me Covid, duke e çuar në 4.279 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend.

14:04
Aksident në Balldren-Torovicë, plagoset rëndë 54-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugore Balldren-Torovicë.

13:59
Opozita kërkoi të mblidhen sot/ Gjiknuri: Konfirmoj prezencën, uroj të keni reflektuar mbi propozimin tonë

Damian Gjiknuri ka pranuar kërkesën e opozitës për mbledhje sot në 18:00 të Këshillit Politik.

13:51
“Tirana Kampion”/ Kryeqyteti vishet bardheblu në prag të festimeve për Titullin

Pak orë mbetën nga ceremonia e dorëzimit të titullit kampion për Tiranën. Ndërkohë që, që tani ka filluar të ndihet atmosfera festive ndërsa zbukurime të shumta kanë mbushur kryeqytetin.

13:43
“U mbars SPAK dhe bëri KAPS 20 komisionerë”/ Tritan Kalo “harron” covid-in dhe komenton politikën

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me situatën politike, ku e nis me komisionerët e akuzuar të “dosjes 339”, shpërdorimet e buxhetit të shtetit, deri tek problemet në institucionet shëndetësore.

13:28
Takimet e Yuri Kim me palët politike/ Ambasada jep detaje: Do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre!

Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë dhe për këto ambasada amerikane ka dalë me një deklaratë, pikërisht një ditë para se të miratohen në parlament ndryshimet kushtetuese.

13:28
E pabesueshme, si dukej modelja para se të bënte 50 operacione plastike (FOTO)

Modelja e Playboy gati nuk njihet në foton e disa viteve më parë. Iasmin Santos, nga Brazili, ka bërë më shumë se 50 operacione plastike dhe pranon se nuk është penduar aspak.

13:23
Del mashtrimi, profili i Instagramit zbulon pamjen e vërtetë të modeleve (FOTO)

Të gjithë duan të duken sa më bukur kur shpërndajnë foto nëpër rrjetet sociale, por disa përdoruese të Instagramit e kanë ekzagjeruar paksa me modifikime fotografish.

13:14
​Vdes edhe një mjek kosovar nga Covid-19

Edhe një mjek në Kosovë ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

13:10
Pavarësisht masave, xhamitë mbeten të hapura/ Të premten falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Namazi i Kurban Bajramit do të falet, po ashtu xhumatë dhe namazi ditor do të vazhdojnë të falen nëpër xhamitë e Kosovës.

13:07
​Kosovë/ Përplasje mes anëtarëve të komisionit, dështon raportimi i ministrit Veliu

Me përplasje të mëdha mes anëtarëve, është shoqëruar Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

13:07
Zbutet tensioni greko-turk

Pas disa ditësh përshkallëzim tensioni dhe me flotat e tyre ushtarake përballë njëra tjetrës në Egje dhe Mesdheun Lindor gati për një konflikt ushtarak ,duket se Greqia dhe Turqia kanë vendosur të bëjnë nga një hap pas.

13:03
Kryeministri Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se qysh tash vendi ka hyrë në valën e dytë pandemisë.

12:57
Erjona Sulejmani tërheq vëmendjen, superseksi në liqenin e Gardës! – Foto

Erjona Sulejmani vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave rozë në Itali.

12:53
Presidenti Meta dekoron basketbollistët e shquar shqiptarë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie të veçantë të mbajtur në Kopshtin e Gjelbër të Institucionit dy basketbollistë të shquar shqiptarë.

12:50
Përfundon Kuvendi/ Ja çfarë u votua sot! Nga buxheti tek gjobat e covid…

Sot u mblodh në seancë plenare kuvendi i cili miratoi gjobat dhe penalizimet e larta për ata që shkelin kushtet e sigurisë për mbrojtjen nga koronavirusi, por jo vetëm.

12:48
Zaptuan plazhin me shezlongë e çadra, procedohen penalisht dy durrsakë

Policia vijon me kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme.

12:42
Infektohet me Covid përgjegjësi i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë

Burime për Top Channel bëjnë me dije se përgjegjësi i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

12:30
Këshilli politik/ Opozita e bashkuar kërkon mbledhje sot në 18:00

Opozita e bashkuar kërkon mbledhje sot në 18:00 të Këshillit Politik.

12:27
Gjirokastër, ndërhyrjet në muze/ Qyteti ka një rrjet të degraduar muzeumesh, pa standardet minimale

Në Gjirokastër janë drejt finalizimit konsultimet publike të cilat lidhen me ndërhyrjet në disa muzeume kryesore të qytetit.

12:20
Udhëtimet e evropianëve/ Sondazhi: Këtë verë hezitojnë

Evropianët hezitojnë të udhëtojnë këtë verë për pushime, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas një sondazhi të fundit, shumica e gjermanëve, francezëve, spanjollëve dhe italianëve thonë se nuk kanë ndër mend të shkojnë askund për pushime këtë verë.

12:18
Tregtarët e autostradës/ Shesin buzë rrugës Tiranë-Elbasan për të siguruar të ardhurat

Dhjetëra banorë, kryesisht të moshuar, të fshatrave përbri autostradës Tiranë Elbasan, çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për të tregtuar buzë rrugës.

12:13
Tiranë/ Arrestohet ‘skifteri’ i biçikletave

Një 38-vjeçar i dyshuar për vjedhjen e disa biçikletave është arrestuar nga policia.

12:11
Covid 19 dhe turizmi/ Cilat janë vendet e prekura më rëndë

Ndërsa destinacionet popullore po rihapen ngadalë dhe turizmi po fillon të ngrihet në disa vende, pasojat e pandemisë tek industria mbeten shkatërrimtare.

12:08
E quajti Covid-in psikozë/ Lukashenko thotë se është prekur

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, e quante covid 19 një psikozë.

11:59
Ndeshja Tirana-Bylis/ Policia e Shtetit me masa ‘ekstreme’. Ja segmentet rrugore që do të bllokohen

Sot do të luhet ndeshja Tirana-Bylis në stadiumin “Air Albania”. Policia e Tiranës njofton se do të ketë masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

11:53
Video/ Rama për infektimin e Veliaj: Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah s’ma ka lënë mua stafetën

Teksa është ndalur një thertore, në Lezhë kryeministri Edi Rama kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska, ndërsa hyri në një tunel dezinfektimi dhe iu mat temperatura.

11:43
Kosovë/ ​Qeveria miraton shtesat mujore për personelin shëndetësor

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar propozim vendimi për ngritje graduale të normës së tatimit të akcizës në duhan.

11:43
Vaksina e parë në botë! Rusia do ta miratojë më 10 gusht

Rusia ka si qëllim të bëhet vendi i parë në botë që do të miratojë një vaksinë të koronavirusit, pas më pak se dy javësh, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e saj dhe pavarësisht se vendi ka reduktuar afatet e zhvillimit të saj.

11:41
“Përplasje” në Kuvend për tenderat/ Lleshaj: Ju sfidoj të trokisni në prokurori. Murrizi: Kur vijnë lekët t’i je në gjumë!

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka pasur edhe një shkëmbim replikash mes kryetarit të grupit demokrat Myslym Murrizi me ministrin Sandër Lleshaj.

11:40
Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Shqiptarët që hyjnë në Kosovë nuk do u kërkohet testi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

11:30
Masat antiCovid/ Manastirliu: Mbyllen diskot e klubet e natës, pezullim aktiviteti kush thyen masat

Duke prezantuar ndryshimet në Aktin Normativ për klubet e natës dhe penalitetet e tyre, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se klubet e natës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksionit dhe se do të ndërmerret çdo masë që do të vlerësohet e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

11:24
Me këmbë të enjtura, për tetë ditë ecin dhe flenë rrugëve/ Emigrantët nga Palestina kërkojnë ndihmë

Dy shtetas nga Palestina, emigrantë të cilët ndodhen në fshatin Moglicë kanë rreth tetë ditë që ecin nga kufiri dhe flenë rrugëve.

11:22
Port, Durrës/ Sekuestrohen mijëra paund dhe euro, arrestohet shoferi i autobusit (Detajet)

Policia Kufitare ne Durrës ka parandaluar një tjetër rast të tentativës për kontrabandë dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

11:20
Rrahu ish-gruan dhe e hodhi nga kati i dytë/ Burg pa afat për 47 vjeçarin

Gjykata e Fierit ka dhënë masën Arrest me Burg për 47 vjeçarin Saimir Rrapollari i cili pasditen e 25 korrikut keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dytë i banesës së saj ish-bashkëshorten 38 vjeçaren Elisjona Sulejmani.

11:14
FOTO/ Pas infektimit të tre deputetëve rriten masat e sigurisë, të gjithë deputetët me maska!

Ditën e sotme po mbahet seanca e parafundit e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.

11:11
Ndryshimet Kushtetuese/ Balla: Nuk do presim që Luli të bjerë dakord, njësoj si të presësh Zenin të pranojë së është thjesht një sekser që…

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ndërsa ka thumbuar në parlament djalin e ish-kryeministrit Berisha nuk i kursyer fjalët edhe për kreun e PD kur vjen fjala te ndryshimet kushtetuese që pritet të votohen nesër.

11:04
Trump përmend sërish hidroksiklorinën si trajtim për koronavirus

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur sërish përdorimin e ilaçit për malarien, hidroksiklorinën, si trajtim për koronavirusin e ri, duke qëndruar mbrapa vendimit të tij për të shpërndarë disa video në rrjetin social, Twitter që promovojnë ilaçin në fjalë.

11:01
Kosovë/ ​Vazhdojnë përplasjet në raportimin e Veliut, tre deputetë largohen nga mbledhja

Bekë Berisha, Ganimete Musliu dhe Elmi Reçica janë larguar nga mbledhja e komisionit për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku po raporton ministri Agim Veliu.

10:59
Specie e rrezikshme/ Tre milje larg derdhjes së Vjosës, kapet peshkaqeni ‘blu’! -Video

Në rrjetat e peshkatarëve ka rënë një peshkaqen rreth tre milje nga bregu i detit në drejtim të derdhjes së lumit Vjosë.

10:58
“Pa punuar një ditë të vetme del me miliarda lekë”/ Balla nuk i ndahet Shkëlzen Berishës: Nga çfarë hallesh i shpëton ky njerëzit që merr kaq shumë të ardhura?

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ashtu siç herë pas herë ka denoncuar për blerjen e pronave në Gërdec të djalit të ish Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale , ka folur dhe sot në parlament.

10:54
Kosovë/ ​Raportimi i Veliut nis me tensione, Selimi e Musliu përplasen ashpër

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ne Komisionin për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.

10:49
“Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur mbi 25 %”/ Ahmetaj: Në shtator gati reforma e re, anglisht dhe IT në klasë të parë

Sot po zhvillohet seanca e parafundit e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.

10:49
SPAK çoi 22 urdhërarreste/ E papritura: 2 nga komisionerët kanë ndërruar jetë, familjarët nuk i kanë çregjistruar

Një ditë pasi SPAK lëshoi urdhër arreste për arrestimin e 22 personave mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen 339, zbulohet një e papritur.

10:37
Halit Valteri në parlament: Në fund të seancës të kryhet tamponi

Deputeti Halit Valteri ndërsa mbaroi fjalën e tij në parlament tha në fund se kur të mbarojë senca të gjithëve duhet tu kryhet tamponi.

10:31
Georgina Rodriguez një nënë shembullore, çfarë bën për fëmijët e Ronaldos (FOTO)

Ajo ka publikuar foto të ndryshme gjatë pushimeve në jahtin luksoz.

10:23
Brazili dhe Meksika raportojnë vdekje të reja nga COVID-19

Koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Brazil ka marrë 921 jetë njerëzish të tjera, ndërsa në Meksikë 737.

10:22
​73 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë.