Prej më shumë se 8 muajsh, jemi të detyruar të jetojmë me një virus mes nesh.

Prej asaj kohe shumë gjëra kanë ndryshuar, sjellje, zakone, mënyrë jetese, të cilat na detyrojnë të nënshtrohemi për të frenuar përhapjen e virusit.

Në fillim të pandemisë, u tha se ky virus po gjen terren më së shumti tek të moshuarit, e për këtë arsye, shumë të tillë qëndruan të izoluar në shtëpi. E tillë është dhe historia e një çifti nga Florida, të cilët për shkak të COVID-19 u privuan të qëndronin 215 ditë larg njëri-tjetrit.

Joseph, u shtrua në spital në mars, por për shkak të rregullave të vendosura për situatën e krijuar nga koronavirusi, asnjë familjarë nuk mund ta takonte dot fizikisht. Por tanimë i moshuari është shëruar dhe një video tregon momentin kur ai ritakohet me bashkëshorten e tij prej 60 vitesh.

“Të dua shumë, më mungove”, dëgjohet tek i thotë ajo të shoqit, ndërsa të gjithë të pranishmit u përlotën. Këto pamje padyshim që do t’jua ndryshojnë mbrëmjen, për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

 

Top Channel