“Sikurse jeta është e shenjtë edhe feja është e shenjtë”, Imam Sytari flet për vrasjen e mësuesit

21/10/2020 22:33

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi vrasjen e mësuesit Samuel Paty në Francë.

Mësuesi u vra nga një 18-vjeçar me origjinë çeçene, pasi në një orë mësimi, ka ekspozuar karikatura të Profetit Muhamed. Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, e dënoi ashpër vrasjen e mësuesit, por shtoi se feja është e shtrenjtë dhe nuk mund të cenohet.

 

“Në radhë të parë mendoj që ndoshta ne nuk jemi adapt ato që duhet të diskutojmë detajet e kësaj që ka ndodhur, në rastin konkret vrasja e një mësuesi, i cili është misionar i dijes, i dritës, i çdo të mire. Unë dua të kthehem me vëmendjen tuaj, me të cilën po përballet bota e sotme. Një myfti mendon që në radhë të parë që jeta e një njeriu është e shenjtë, feja e njeriut është e shenjtë. Asnjë nuk ka të drejtë të prekë jetën e tjetrit për asgjë në botë, po ashtu asnjë nuk ka të drejtë të cënojë fenë e tjetrit. Unë po them se marrja e jetës së tjetrit është një akt i dënueshëm në Islam dhe propagandat e fesë janë të dënuara. Islami është i plotë, kur flitet për islamin, flitet nga padija dhe pa informimi, para disa vitesh kam qenë student në Damask të Sirisë, rreth viteve 2000 rreth karikaturave të profetit në Danimarkë. Që kërkonte nga qeveria daneze që ata janë të pa informuar, janë të ftuar të vijnë dhe të mësonin çfarë ishte islami. Kjo ishte dhe delegacioni i përbërë nga 12 priftërinj të kishave të Danimarkës. Këto problematika zgjidhen përmes dialogut”, tha myftiu i Shkodrës

Top Channel