Lirohet nga detyra zv. ministrja e Financave, reagon Denaj: Lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin

21/10/2020 21:06

Zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi është liruar nga detyra.

Vendimi për lirimin e saj nga detyra është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave dhe është firmosur nga zv. kryeministri Erion Braçe në mungesë të kreut të qeverisë Edi Rama.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë për këtë lirim ka reaguar edhe ministrja Anila Deneaj e cila ka thënë se Ikonomi është liruar nga detyra për shkak të zhvendosjes jashtë vendit.

“Një falënderim të veçantë🙏 për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar.

Suksese të mëtejshme Belinda!🙂”shkruan Denaj.

Ikonomi ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së Doganave. Ajo u lirua nga ky post pas transferimit në ministri, ndërkohë që në vend të saj u emërua Arlind Gjokutaj.

Top Channel