Kumbaro: Me vrasjen e mësuesit në Francë është prekur e drejta për lirinë e shprehjes

21/10/2020 22:14

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi vrasjen e mësuesit 47-vjeçar në Francë, të quajtur Samuel Paty.

Ish-ministrja Mirela Kumbaro, tha se me vrasjen e mësuesit prek të drejtat e lirisë së shprehjes.

“Do ti përgjigjem pak pyetjes që bëtë pak më parë. Unë mendoj që janë dy gjëra themelore të prekura nga vendet demokratike. E drejta për lirinë e shprehjes dhe e drejta për lirinë pedagogjike. Çdo individ ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo cenon në thelb një rol fisnik si ai i mësuesit, që ka qenë në të gjithë qytetërimet, ishte shumë interesante zgjedhja që kishte bërë familja e mësuesit në ceremoninë e mësuesit, ishte dhe letra që Albert Kamy i ka bërë mësuesit të tij dhe i thotë që nëse unë sot jam ky që jam, fitues i nobelit në letërsi është prej teje, sepse ti më bëre ky që jam. Kjo është cenimi i figurës së mësuesit. Unë dhe Edmondi jemi mësues të vjetër dhe e ndjejmë këtë gjë dhe e shohim si një kambanë alarmi sepse duhet ti japim të drejtë mësuesve. Demokracia, të cilën e mbrojnë por ka dhe sfida, liria e njerëzve, duke mos ditur si ta menaxhojmë kthehet në një armë të rrezikshme nga ato që e kontrollojnë”, tha Kumbaro.

Top Channel