Filmi që mund ta fusë në probleme, avokati i Trump kapet mat në dhomën e hotelit me “gazetaren” (FOTO)

22/10/2020 09:26

Rudy Giuliani ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.

“The Guardian” publikon se Giuliani është intervistuar në film nga “vajza” e Boratit, Tutar, e cila i është prezantuar si gazetare. Më pas, ajo e ka çuar avokatin e Donald Trump në një dhomë hoteli, ku Giuliani shihet duke u shtrirë në krevat dhe duke futur dorën poshtë pantallonave.

Në këtë moment, hyn në dhomë personazhi Borat duke bërtitur: “Ajo është 15 vjeç, është shumë e vjetër për ty”. Giuliani është shprehur më parë për këtë incident se ka njoftuar policinë.

“Hyri dikush i çmendur në dhomë, me një kostum rozë si transgjinor. Nuk e njoha që ishte Cohen dhe njoftova policinë kur ai u largua me shpejtësi. Më pas, kur e kuptova që ishte aktori i njohur, u ndjeva mirë me veten që nuk ma punoi siç ka bërë me shumë njerëz të tjerë”, thonte Giuliani.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel