Vrasja e mësuesit në Francë/ Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra:Përngjason me realitetin shqiptar   

21/10/2020 21:57

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, tha në “Open”, se e dënon ashpër vrasjen e mësuesit Samuel Paty në Francë.

Ai tha se asnjë xhami nuk mund të ushqejë vrasje dhe kjo i kujton situatën e Shqipërisë para disa viteve, ku tha se shumë persona për shkak të këtyre thirrjeve u nisën drejt Sirisë.

“Kemi një kompleksitet problematikash në këtë makrabitet. Ka vrasje, është marrë jeta e dikujt, janë të përfshira brenda kompleksiteti fetar, pretendimi që janë provokuar. Në thelb, njeriu në përgjithësi ka maninë të drejtojë gishtin tek tjetri. Ndërkohë që aty është të hedhë gurë te tjegullat e mia, është e papranueshme që nga X xhami atje, ishte bërë thirrje për kundërvënie, vrasje. Nëse në një xhami franceze bëhet thirrje për vrasje, nëse realisht është bërë thirrje kjo është një vrasje e dytë. Xhamitë dhe kishat nuk duhet të shërbejnë si vende ku merret benzina dhe bëhen gjëra më të rënda. Këtë e them sepse kjo më përngjason me realitetin shqiptar e këtyre tre dekadave. Shumë xhami në Shqipëri këtë gjuhë kanë përdorur, për të dërguar të rinjtë për në Siri. Familjarët e tyre kërkojnë ë të kthehen gjallë fëmijët. Kjo ka një ngjashmëri 100% me këtë lloj thirrje. Kjo ka qenë tepër për Shqipërinë e kësaj kohe”, tha Gurra.

Top Channel