Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heq dorë nga zbatimi i një pike të marrëveshjes së Uashingtonit, për mos aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Këtë ata ia kanë kërkuar Kryeministrit, Avdullah Hoti në interpelancë, ku shtuan se kjo nënkupton heqjen dorë nga subjektiviteti i shtetësisë.

Hoti tha se edhe në të kaluarën vendi ka pauzuar për aplikime, dhe se pezullimi i tyre, nuk nënkupton pezullimin e punës së ekipeve për aplikimet e ardhshme.

Kërkesë tjetër përmes një rezolute opozita pati edhe për mos pjesëmarrjen në iniciativën rajonale për mini-shengenin Ballkanik, duke e quajtur projekt serb.

Top Channel