Greqi, rekord infektimesh/ Kosturi dhe Kozani, dy qytetet që janë futur në izolim

22/10/2020 01:15

Greqia regjistroi 865 infektime të reja nga koronavirusi, niveli më i lartë ky i rasteve ditore në shtetin fqinj që prej fillimit të pandemisë.

Brenda 24 orësh, shifrat e të prekurve nga Covid-19, u rritën me gati 200. Athina njoftoi po kështu edhe 6 vdekje të reja ndërsa të paktën 86 vetë janë të shtruar në terapi intensive.

Nisur nga situata e krijuar, qeveria greke vendosi karantinën lokale për rajonin e Kastorias, në veri të vendit, qyteti i dytë që përfundon në izolim pas Kozanit, të ndodhur gjithashtu në atë pjesë të vendit. Greqia u lavdërua për masat e marra gjatë valës së parë të pandemisë, falë të cilës arriti ta frenonte disi përhapjen e virusit.

Por shifrat e fundit po shihen si shenja të qarta se epidemia po merr hov sërish. Sipas profesorit të Universitetit të Athinës, Gkikas Magiorkinis, 60- 70% të infeksioneve të reja e përbëjnë individë të grupmoshës nga 18 deri në 39 vjeç. Epidemiologu i bëri thirrje të rinjve të mbajnë maska e të respektojnë masat e distancimit social, pasi po bëhen përhapës të virusit. Greqia deri tani ka shënuar gjithsej 27,334 raste të koronavirusit dhe 534 vdekje.

Top Channel

Të gjithë për festa në Korçë/ Nuk gjen më vende në hotele e bujtina
Festa e pavarësisë në Vlorë/ Organizime të reduktuara në qytetin e ngritjes së flamurit
Vaksinohen edukatoret/ Nis procesi në të gjitha kopshtet e çerdhet e Tiranës
Nga 1 dhjetori mësimi do të zhvillohet i alternuar/ Nxënësit: Duam të rrimë në shkollë
Shembet pallati në Durrës/ Ishte dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti i një viti më parë
“Pandemia Covid-19 ka frenuar lejet e ndërtimit. Instituti i Statistikave raporton se në total në të gjithë vendin lejet e dhëna nga bashkitë për ndërtime të reja gjatë periudhës Korrik – Shtator arritën në 262, në rënie me 14.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.” Por, në raport me tremujorin e kaluar që përkon me periudhën Prill – Qershor, kohë kur vendi ishte në karantinë ka një rritje të ndjeshme me 53 leje më shumë të miratuara. Tirana kryeson listën me numrin më të lartë me 68 leje të dhëna sipas Instat edhe pse në krahasim me të njëjtën periudhë 2019-ës, ka thuajse një përgjysmim të tyre. Qyteti bregdetar i Durrësit nga ana tjetër ka shënuar një rekord në lejet e dhëna nga bashkia me 49 të tilla në total. Kjo rritje e fortë e lejeve të miratuara për ndërtime të reja në Durrës lidhet kryesisht edhe me procesin e rindërtimit, i cili ka nisur tashmë zbatimin në zonat e prekura nga tërmeti. Paralelisht me uljen e numrit të lejeve, rënie ka pësuar edhe sipërfaqja e dhënë për ndërtesa të reja, teksa vlera e përafërt e lejeve të miratuara në tremujorin e tretë arriti vlerën e rreth 19.5 miliardë lekëve apo 157.5 milionë euro. Pjesa më e madhe e lejeve janë dhënë për ndërtesa banimi kryesisht për banesa njëkatëshe dhe dykatëshe, si dhe për ndërtesa të tjera për qëllime tregtare apo objekte të tjera për zyra.