Kosovë/ 1117 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

22/10/2020 09:39

Vetëm brenda një ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mije e 117 gjoba për perona të cilët nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.

Brenda këtyre 24 orëve policia ka shqiptuar edhe 939 tiketa ndaj shkelësve të trafikut.

Nga policia kanë bërë të ditur se për 24 orë janë arrestuar 25 persona, ku 8 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.

Ndërsa, në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 41 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 21 me të lënduar.

Top Channel