E martë, 19 Maj 2020
17:33
Pa operacione plastike! Njihuni me femrat më të bukura natyrale (FOTO)

Në vitet ‘90, David dhe Victoria Beckham sapo ishin takuar, Brad Pitt dhe Gwyneth Paltrow ishin akoma duke u njohur.

17:32
Manchester City me sytë nga TAS, në fillim të qershorit vendoset për Europën

Rreth 3 muaj më parë Manchester City u njoh me vendimin për pezullimin për dy sezone nga Kupat Europiane, për shkelje të rregullave të transferimit dhe Fair Play-t Financiar, ndërsa klubi anglez nuk ndenji duarkryq, por apeloi menjëherë çështjen.

17:24
Ed Sheeran në kërkim të “klonit” të tij

Së fundmi mësohet se këngëtari britanik Ed Sheeran ka dhuruar 170.000 paund për gjimnazin e tij për të mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe për të gjetur talentin e radhës që mund të ndjekë hapat e tij në muzikë.

17:20
Kriza nga të gjitha anët/ Maqedonia e Veriut nuk cakton dot datën e zgjedhjeve

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut dështuan edhe në takimin e dytë për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

17:15
Barcelona mund të humbasë Van Dijkun e ri

Barcelona mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të të rinjve, 18-vjeçarin Xavier Mbuyamba.

17:12
Hakimi objektivi i radhës i Interit për krahun e djathtë!

Është një tjetër emër që u pëlqen sëtepërmi drejtuesve të Interit për krahun e djathtë të mesfushës në skemën 3-5-2 në skemën e Antonio Contes që një lojtar që mund të bëjë në mënyrë perfekte këtë rol. Përveç Nelson Semedos drejtuesit e Interit kanë piketuar edhe marokenin e Borussia së Dortmundit, Achraf Hakimi.

17:09
Turizmi Kosovë/ Humbje drastike, kërkohet ndihma e shtetit

Masat e marra për frenimin e pandemisë së koronavirusit, kanë bërë që sektori i turizmit në Kosovë të pësojë humbje të mëdha.

17:08
Motoçiklistët i bashkohen protestave anti-karantinë në New York

Protestuesve kundër kufizimeve të koronavirusit në SHBA u janë bashkuar së fundmi një autokolonë impresionuese motoçiklistësh, të cilët u përfshinë në demonstratën para bashkisë së New York.

17:01
Enca për veten: “Ç’është ky yll?!” (FOTO)

Enca është një nga këngëtaret më seksi shqiptare, e për këtë ajo është e vetdijshme.

16:54
Bie me 76% shitja e makinave në BE!

Shitja e makinave të reja në Bashkimin Europian ka rënë me 76.3 për qind në muajin prill, për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

16:45
Veliaj: “Kemi bërë 12 dëgjesa për Teatrin, por vetëm një aktor nuk ra dakord”

Kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi sot se për Teatrin Kombetar është zhvilluar një proces i gjerë konsultimesh me ekspertë dhe aktorë te skenes. Duke folur në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, rreth projektit të Teatrit të ri Kombëtar, Veliaj theksoi se gjatë 12 dëgjesave që janë zhvilluar, vetëm një aktor nuk ra dakord.

16:41
Juve nis stërvitjen/ Serie A, rikthim me fazën e playoff

E hëna ishte edhe dita e fillimit të stërvitjeve në grupe edhe në kampionatin italian të Futbollit.

16:34
Pakistan, vajzat adoleshente vriten me armë nga familjarët prej pamjeve online

Dy vajza adoleshente janë vrarë në Pakistan nga familjarë të tyre pas daljes së pamjeve video ku ato shiheshin me një burrë.

16:30
Dinamo kthehet në stërvitje/ Ekipi synon që të dalë nga kategoritë inferiore

Në 18 maj nisi stërvitja edhe për skuadrat e kategorisë se parë, jo vetëm për skuadrat e superligës.

16:30
Megaoperacioni, Ambasada Amerikane publikon pamjet/ 22 të arrestuar në 6 qytete të ndryshme në 17 minuta

Ditën e djeshme janë arrestuar 22 persona të cilët ishin pjesë e një grupi që merrej me falsifikim dokumentash.

16:22
Aktorja ndahet nga bashkëshorti, shkak distanca nga koronavirusi

Në një podcast radiofonik, tashmë ish-bashkëshorti i aktores Megan Fox, Brian Austin Green konfirmoi ndarjen e çiftit.

16:17
Atmosferë në një zonë të gjelbër! Parodistët e Vlorës bashkohen në një mesazh për koronën

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erojna Rusi, ishin të ftuar parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.

16:14
“Mund të ketë dhe falje me turne”/ Imami Ahmet Kalaja zbuloi se si do të falet Nata e Kadrit

Një nga gjërat e shumta që provoi kjo pandemi, ishte dhe mbyllja e kulteve fetare.

16:13
Pendimi i Justin Bieber, humbja e virgjërisë para martese

“Biebers On Watch” quhet seria e video-ve që Justin Bieber ka krijuar me bashkëshorten e tij, Hailey.

16:06
Analiza serologjike për 1000 punonjës shëndetësie për COVID-19/ Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë edhe 11 mijë teste …

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vizituar nga afër Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili ka vijuar punën pa u ndalur që nga dita e parë e epidemisë për diagnostikimin e COVID19.

16:04
Arti i lindur në karantinë/ Piktori amator që ka fituar shumë çmime

Që i vogël e dinte që kishte një talent dhe këtë e kuptoi kur me orë të tëra rrinte e vizatonte personazhet e filmave të animuar.

16:03
Gjyshërit shqiptar që ndihen si “djem të rinj”/ Dashuria për profesionin i mban ende gjallë

Kemi vite që mjekun e njohur Flamur Topi, e shikojmë në emisionin e tij të shëndetit.

15:55
Sot është Nata e Kadrit/ Besimtarët u rikthehen xhamive të rihapura por me rregulla te reja

Myslimanët në të gjithë botën kremtojmë sot Natën e Kadrin për të cilën në sure Kader të Kuranit thuhet se kjo natë e 27-ta e muajit të Ramazanit është e vlefshme sa 1000 muaj adhurim.

15:48
Jaeld Çela ngelet në burg/ Ish-drejtori i policisë së Vlorës, prej tre vitesh ishte në arrati

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Cela shpresoi se do mbahej vetëm tre ditë në paraburgim , por për momentin dëshira e tij nuk u plotësua nga gjykata e apelit për krimet e rënda, e cila i ra çekiçit dhe vendosi arrest ne burg.

15:46
Fasonët në protestë Shkodër, përkojnë trajtim me pagën e luftës

Ish punonjësit e një fasonerie në Shkodër kanë protestuar pasi nuk kanë përfituar paratë nga asistenca sociale.

15:23
Veliaj për protestën: Erdhën për të bërtitur kundër meje dhe Ramës dhe u rrahën mes tyre

Puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk do të ndalet.

15:13
Shemben muret e fundit të Teatrit Kombëtar, nga zona po largohen inertet pas shkatërrimit

Edhe të martën, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Tiranë, ka vijuar me shembjen e pjesës së mbetur nga Teatri Kombëtar. Këtë herë ishte pjesa e Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli që u hodh në tokë, me mjete të rënda të IMT-së.

15:01
‘Të bukur sipas traditës’, pamjet e rralla të fisit më të pazakontë në botë

Portrete tërheqëse të fisit Suri të Etiopisë tregojnë traditën e vjetër të futjes së pllakave të baltës në buzët e tyre të poshtme si një simbol i statusit social.

14:56
“Jam vetëm 17 vjeç, s’më duhen 8 milionë dollarë”/ Krijoi faqen për Covid-19, Avi refuzon shumën e çmendur

Ky 17-vjeçar është bërë i famshëm në të gjithë botën për faqen e tij në internet të gjurmimit të Covid 19 dhe azhornimin në kohë reale të përhapjes së koronavirusit, krijuar që në dhjetor 2019.

14:48
Me maska dhe doreza/ SHBA ndryshe nga e gjithë bota, hap edhe lokalet e striptizmit (FOTO)

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të ringjallin ekonominë, pas 2 muajve në krizë të thellë për shkak të koronavirusit.

14:48
Të shëruar por pozitivë! Studimi i fundit: Këta persona nuk e përhapin virusin

Autoritetet koreano jugore kanë rishikuar udhëzimet që rekomandonin se pacientët e shëruar nga koronavirusi, dhe që ishin liruar nga spitalet, t’i nënshtroheshin dy javëve të tjera karantinë.

14:44
Vendimi i Spanjës: Rinisin fluturimet direkte me Italinë

Spanja hoqi të martën ndalesën e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Italia, të vendosur që më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

14:43
Seria A/ Rikthim me fazë playoff-i!

E hëna ishte edhe dita e fillimit të stërvityjebe në grupe edhe në kampionatin italian të Futbollit.

14:41
Covid-19/ Trump e rekomandon, por a funksionon hidroksiklorokina?

Presidenti amerikan tha se po merr ilaçin kundër malarjes, hidroksiklorokinën si masë parandaluese për Covid-19, edhe pse shkencëtarët kanë paralajmëruar për efekte anësore.

14:37
Durrës/ Kapet 1 person në kërkim kombëtar, arrestohet 37-vjeçari pasi dhunoi babain dhe…

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Vjedhja”, ndërkohë që janë zbardhur dhe dokumentuar edhe disa vjedhje të ndodhura më parë.

14:33
Athinë/ Masakroi me thikë 65-vjeçarin, arrestohet shqiptari

Vangjel Shabani, 34-vjeç është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka ekzekutuar me thikë 65-vjeçarin Altin Kotreli. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj të këtij viti në lagjen Artemidha të Athinës.

14:32
Ndërtim i paligjshëm, fshehje e të ardhurave/ Procedohen 6 persona në Pogradec dhe Maliq

6 persona janë proceduar penalisht në Pogradec dhe Maliq, 5 prej të cilëve për “Ndërtim të paligjshëm” dhe 1 për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

14:21
Takimi me Ramën/ Yuri Kim: Shqipëria të vijojë drejt arritjes së dakordësisë për Reformën Zgjedhore

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

14:20
Basha video-konferencë me kryeministrin e Greqisë: Ja për çfarë biseduam…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një videokonferencë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar situatën e krijuar nga pandemia por dhe masat e ndërmarra për përballimin e saj.

14:15
Fotot/ Policia angleze 20.000 stërlina shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve

Policia londineze thotë se ka bërë progres në identifikimin e vrasësve të shqiptarit Grineo Daka i ekzekutuar me armë zjarri me 7 Korrik 2019.

14:08
Falsifikonin dokumente/ Ardi Veli zbulon skemën e përdorur nga grupi që dërgonte njerëz në SHBA, Kanada e Angli

Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje të reja lidhur me mega-operacionin që çoi në prangat e policisë të paktën 24 persona  pasi akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja  e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“.

14:04
Hapja e kufijve! Hezitim për Italinë dhe Spanjën

Me Italinë dhe Spanjën, vende veçanërisht të goditura nga koronavirusi dhe ku janë ende në fuqi një sërë kufizimesh, duhet të vazhdojmë bisedimet”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas videokonferencës me 10 vende që përfaqësojnë destinacionet kryesore të gjermanëve për pushimet e verës.

14:01
Partitë Socialiste Europiane: Teatri Kombëtar nuk duhet të përdoret për qëllime politike

Partitë Socialiste Europiane kërkojnë që çështja e Teatrit Kombëtar në Tiranë të mos përdoret për qëllime politike.

13:56
Viktimat e koronavirusit! Suedi, të moshuarit të braktisur…

Më shumë se gjysma e të moshuarve, viktima të Covid-19 në Suedi, kanë humbur jetën në shtëpi kujdesi.

13:51
“Sherrnajë vulgare për një godinë të gabuar”/ Teatri Kombëtar, Edi Rama poston reagimin e Çun Lajçit

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar reagimin e Çun Lajçit sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar.

13:49
PD i përgjigjet Lleshaj: Ti, Rama dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit jeni turpi i Shqipërisë!

PD ka reaguar pas deklaratës së ministrit së Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ku ky i fundit në një deklaratë nuk i kurseu akuzat për opozitën pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

13:41
Shembja e Teatrit, reagon Meta: Nuk ishte vetëm akt cubash, por…

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

13:33
Digjet një ‘Audi’ në Elbasan, reagon policia

ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Makina tip “Audi” ka qenë në pronësi të shtetasit M. R., dhe ishte i parkuar por si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

13:28
Italia rihapet me kujdes! Mungojnë klientët në restorante

Spaghetti alla carbonara, çantat Gucci dhe prerjet trendi të flokëve, janë rikthyer në menu në Itali që të hënën, por vetëm ata më trimat ushqehen në restorant, bëjnë pazar apo stilojnë flokët, pas izolimit disa javor ndërsa vendi përpiqet të kthehet në normalitet.

13:24
La Liga, nis stërvitja/ Faza 2 edhe në futbollin spanjoll

Futbolli spanjoll hyri në ‘Fazën 2’ të protokollit. skuadrat e La Liga këtë të hënë nisën stërvitjet e tyre kolektive me futbollistët që u ndanë në grupe me nga 10 lojtarë secili duke bërë një hap tjetër drejt rifillimit të kampionatit.

13:22
Laboratori kinez: Kemi ilaçin që ndal pandeminë

Një laborator kinez ka prodhuar një ilac që beson se ka fuqinë të ndalë pandeminë e koronavirusit.

13:19
Nuk janë ashtu siç duken, fotot intriguese të natyrës dhe sendeve të ndryshme

Ne mund të shohim një re në qiell dhe të mendojmë se duket si një peshk ose se një lule që ka një fytyrë në petale për shkak të modeleve të saj.

12:56
Zgjerohet ekipi i SPAK/ KLP zgjedh tre prokurorët e rinj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare përmes platformës on-line, ku Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka prezantuar raportin/relacionin e vlerësimit për secilin prej 4 kandidatëve në garë.

12:54
Cakaj në Konferencën e Nivelit të Lartë të Selanikut: Fokusi tek COVID-19

Sot u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë e Selanikut, në të cilën morën pjesë të gjithë ministrat e jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

12:45
Rusi, shkon në afro 300 mijë numri i të infektuarve me koronavirus

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi i janë afruar shifrës 300 mijë të martën pasi u raportuan mbi 9,200 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

12:35
Minë në shëtitoren “Taulantia” në Durrës?/ Policia: Alarm i rremë, punëtorët u nxituan!

Një minë thuhej se u gjet pranë shëtitores ”Taulantia” në Durrës.

12:33
Pastrimi i liqenit të Viroit/ Projekti synon t’i hapë rrugë sporteve ujore

Në Gjirokastër ka filluar pastrimi i liqenit të Viroit që është një prej atraksioneve kryesore natyrore pranë qytetit.

12:32
Rrëfehet ish-bashkëshorti: Pse Megan Fox i dha fund martesës 10-vjeçare

Ish-bashkëshorti i Megan Fox-it, Brian Austin Green ka thyer heshtjen sa u takon zërave për ndarjen mes tyre, pas më shumë se 10 vitesh.

12:26
Ndodh pas 4 javësh, rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Çeki

Prej rreth një muaj në Republikën Çeke koronavirusi dukkej se po mundje, por gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me ketë virus i ka kaluar 100.

12:25
Pasojat e pandemisë për bizneset/ Sipërmarrjet e reja në Katund të Vjetër ende pa punë

Në Katund të Vjetër në këtë periudhë dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve pasi njerëz nuk ka për shkak të pandemisë. Për më shumë se dy muaj bizneset e kësaj zone janë të mbyllura dhe dëmi për ta konsiderohet mjaft i madh.

12:15
Sulmet ndaj uniformave blu dhe Teatri/ Lleshaj: Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj një shkrim të gjatë në facebook ka dalë me një deklaratë pas sulmeve që ka pasur ditët e fundit në adresë të policisë së Shtetit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, si nga shoqëria civile ashtu edhe nga opozita.

12:12
Sukses në Francë, 1.4 milion nxënës kthehen në shkollë me maska sigurie! Ekspertët: Rrezik i ulët

Qeveria e Emmanuel Macron ra dakord për hapjen e shkollave. Deri më tani Franca po korr sukses me rregullat e ndërmarra për nxënësit që janë rikthyer në shkollë, në mënyrë që ata të mos infektohen.

12:01
Video/ Provokon Stresi, del xhiro me kapele polici: Silluni mirë me popullin

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është proceduar nga Policia e Tiranës për shkak se ditën e djeshme ka marrë pjesë ne protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

11:54
Histori të tmerrshme! 10 psikopatët më të famshëm në botë

Historitë që do t’ju sjellim më poshtë janë aq të frikshme sa mendohet se njerëzit që i kanë kryer ato janë pjesë e një skenari horror, por jo, nuk është kështu. Kanë ndodhur vërtet!

11:43
Fotot që do ju duhet t’i shikoni dy herë për të kuptuar se çfarë po ndodh atje

Suksesi i një fotoje varet nga këndi i shkrepjes.

11:42
Të dënuarit për vrasje dhe drogë/ Kush janë 4 të targetuarit e radhës nga OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

11:36
Covid-19/ Si është situata në Brazil

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil është rritur në 16.792.

11:32
Ç’është ajo aty? 14 rastet kur njerëzit kanë parë gjëra të çuditshme dhe janë tmerruar!

Sytë janë “perfektët” për të mashtruar mendjen dhe kjo e fundit shpesh i merr gjërat shumë seriozisht.

11:31
A do kthehet opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore? Basha: Nëse dështon, PS përgjegjëse!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për pyetjen nëse opozita do të rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore, tha se për opozitën është kusht që t’iu ofrojë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, duke mos dhënë një përgjigje direkte.

11:26
Protesta e artistëve/ Procedohen penalisht, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi janë mes emrave të të proceduarve penalisht nga policia për shkak të protestës së organizuar ditën e djeshme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

11:16
Fotot e paharrueshme të ‘yjeve’ pa grim

Një nga trendet më të mëdha të grimit tani? Të famshme pa grim.

11:15
Covid-19/ Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit në vend

Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit është konfirmuar në vend.

11:03
I kishit vënë re? 15 gabime në filmat tanë të preferuar

Kur shohim filma ndodh që përfshihemi aq shumë sa nuk i vëmë re gabimet. Çdo ndryshim i vogël në pamjen e një karakteri ose në pozicionin e një objekti zakonisht vërehet nga një vëzhgues me sy të mprehtë.

11:00
Dalin pamjet e reja/ Brenda super-vilës luksoze ku po jetojnë Prince Harry dhe Meghan Markle

Ata mund të kenë braktisur Mbretërinë e Bashkuar për Los Angeles, por fansat e Princit Harry dhe Meghan Markle mund të marrin akoma detaje nga jeta e re e çiftit në shtëpinë e tyre në Hollivudit. Një shtëpi kjo që kushton plot 18 milion dollarë.

10:51
Emrat/ Nga artistët tek reperi Stresi, policia nis procedimet penale pas protestës së djeshme

Një ditë pas protestës së ditës së djeshme të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, policia e Shtetit ka nisur procedimet penale ndaj disa pjesëmarrësve.

10:45
5 vite burg/ Arrestohet në Tiranë 27-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Është arrestuar në Tiranë një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

10:43
Emrat/ Njerëz drejt SHBA, Kanadasë e Anglisë me viza false, jepen masat për të arrestuarit e mega-operacioni në Tiranë! Skema e grupit…

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mega-operacioni i zhvilluar në vendin tonë ku kanë rënë në pranga disa persona pasi akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja  e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“.

10:43
Përfundon takimi me ambasadorët/ Basha: U kërkova që të na ndihmojnë për…

Ka përfunduar takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët e vendeve të BE në selinë blu, mes tyre edhe Luigi Soreca.

10:39
Ministri i Jashtëm: Nga 3 qershori, Italia fillon ‘nga e para’

Ministri i Jashtë italian Luigi di Maio tha se nga 3 qershor Italia do të rihapet 360 gradë.

10:35
Këto 10 vende duhen vizituar para se të zhduken përgjithmonë!

Teksa koha rrjedh dhe njerëzimi i nënshtrohet një procesi të pandalshëm ndryshimi, shumë vende historike rrezikojnë të zhduken përgjithmonë.

10:31
Ylli i filmit ‘Twilight’ gjendet i vdekur së bashku me të dashurën e tij, policia gjeti në banesë…

Ylli i filmit Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Las Vegas.

10:26
Për t’i sjellë buzëqeshjen vajzës që bën kimioterapi/ Kërcimi i hatashëm i babait në TikTok!

Të shohësh vajzën tënde të qeshë teksa bën kimioterapi- këtë e ka bërë të mundur një baba.

10:14
Emri/ Kush është 31-vjeçari që akuzohet për 15 vjedhje bankash, argjendarish e karburantesh…

Andi Rexhepi alias Renato Paturri është 31 vjeçari që u arrestua nga policia për 15 raste vjedhjesh në Tiranë, Durrës dhe Berat.

10:14
Plagosi dy të rinjtë në Mamurras, arrestohen dy bashkëpunëtorët e autorit! Policia tregon si ndodhi ngjarja

KURBIN- Kanë rënë në prangat e policisë dy kushërinj, të cilët sipas policisë janë bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar të plagosjes së 2 të rinjve, mbrëmjen e datës 17 maj të këtij viti në Mamurras.

10:11
Irak, sulm me raketë në Zonën e Gjelbër

Në Bagdad, Irak, është kryer sulm me raketë në Zonën e Gjelbër, në të cilën gjenden përfaqësi të shumta të misioneve të huaja dhe institucione shtetërore.

10:00
Aksidenti për pak sa nuk i mori jetën, momenti kur motoristja seksi humb kontrollin e motorit me 190 km/h

Një aksident për pak i ka marrë jetë një vazje 20-vjeçare. Sipas raportimeve ajo po ecte me 190km në orë me motorin e saj kur limiti i shpejtësisë ishte 90 km.

09:47
Merret vendimi/ Arrest me burg për Jaeld Çelën, u vetëdorëzua disa ditë më parë

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi masën arrest me burg për Jaeld Çelën, ish-shefin e Policisë së Vlorës.

09:44
Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Lihet në burg bashkëpunëtori

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për Agron Lushin të arrestuar pak ditë më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut te tij Preng Simoni.

09:37
Organizata Botërore e Shëndetësisë ndodhet në krizë

OBSH mblidhet në takimin vjetor, i cili për shkak të Coronës do të zhvillohet virtualisht dhe shkurt, megjithëse organizata ka shumë probleme për të zgjidhur. Kriza mund të shihet edhe si shanc për të bërë ndryshime.

09:32
Trump merr ilaç për malarien… si mbrojtje e mundshme nga koronavirusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është duke marrë një ilaç për malarien, për të lehtësuar simptomat nëse sëmuret nga koronavirusi.

09:30
Super Cikloni Amphan/ Stuhia më e fuqishme në Gjirin e Bengalit, India dhe Bangladeshi do goditen pas afro 36 orëve

Në më pak se 36 orë, India dhe Bangladeshi po përgatiten të përjetojnë stuhinë më të fuqishme në histori në Gjirin e Bengalit.

09:21
Vjedhje me dhunë, armë dhe eksploziv/ Vihet në pranga hajduti i bankave, por jo vetëm…

Policia ka finalizuar operacionin policor “ATM”, për zbardhjen e vjedhjeve me dhunë, armë dhe eksploziv, të ndodhura më parë.

09:06
Pas protestës së djeshme, Basha takim me aleatët dhe ambasadorët e vendeve të BE-së në selinë blu

Opozita e bashkuar do të zhvillojë në selinë e Partisë Demokratike , një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

08:56
Paralajmërim i fortë për SHBA-në dhe botën/ Eksperti i çështjeve ndërkombëtare: Rusinë duhet ta merrni shumë më seriozisht

Një ndër kampionët më të zëshëm të “ndërvarësisë” globale në çështjet ndërkombëtare, Joseph Nye, paralajmëron se Shtetet e Bashkuara dhe bota duhet ta marrin Rusinë “shumë më seriozisht”.

08:49
Në tavanin e kamionit/ I fshehën paratë, sekuestrohen 50 mijë euro në Durrës

Dy raste të mosdeklarimit të parave në kufi janë parandaluar në Durrës, çka ka sjellë sekuestrimin e 50.000 eurove dhe procedimin në gjendje të lirë të dy shtetasve.

08:29
Bilanci botëror! Covid-19, mbi 4.8 milionë të infektuar dhe më shumë se 320 mijë viktima

4,894,278 raste infektimi dhe 320,189 të vdekur regjistrohen aktualisht në boë, që nga fillimi i pandemisë.

08:22
“30 ditë kohë të bëni përmirësime, në të kundërt…”/ Trump letër- ultimatum OBSH-së

Presidenti amerikan Donald Trump këtë herë është treguar më i prerë se kurrë me Organizatën Botërore të Shëndetit duke i dërguar një letër-ultimatum.

08:14
Covid-19/ Shefi i OBSH-së: Do të hetojmë përgjigjen ndaj pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirus, por trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

07:56
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagon Rama: 21 vite më parë nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar

Ka reaguar sërish Kryeministri Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Rama shkruan se 21 vite më parë nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar.

07:37
Rikthehen vranësirat, por a do të ketë reshje? Njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.