Dinamo kthehet në stërvitje/ Ekipi synon që të dalë nga kategoritë inferiore

19/05/2020 16:30

Në 18 maj nisi stërvitja edhe për skuadrat e kategorisë se parë, jo vetëm për skuadrat e superligës.

Sigurisht të gjitha kanë objektivat e tyre për qëndrimin ne kategori, apo për te kaluar një kategori me sipër. Këtu jemi ne kompleksin ku stërvitet ekipi i Dinamos, një emër i madh i futbollit shqiptar, por që për fat të keq prej vitesh endet ne kategoritë inferiore dhe tashmë problemet e saj ne një farë mënyre nuk kanë të sosur edhe te kushtëzuar nga kjo situatë. Jemi këtu me administratorin e klubit, Ermal Barushi që mund të na tregojë diçka nga problematika që ka sjellë për klubin ku një pjesë e stafit është e huaj.

“Jemi të gjithë të lumtur për rikthimin, kaluam 2 muaj jo te bukur sepse kemi qëndruar të mbyllur, si ne këtu ashtu edhe familja ime ne Itali. Kur shkel sërish në fushën e lojës do të thotë se gjerat po shkojnë me mirë. Jam i kënaqur me lojtaret sepse gjithsesi i kam parë gjatë këtyre 2 muajve. Janë stërvitur, kane punuar sipas programit që u kishim dhënë. Stafin e kam ende ne Itali, kemi edhe lojtare të tjerë atje, për fat të keq janë bllokuar. Ne mbetëm këtu dhe kemi qenë me fat sepse me këtë situatë edhe unë do të kisha mbetur në Itali”.

Top Channel