Hakimi objektivi i radhës i Interit për krahun e djathtë!

19/05/2020 17:12

Është një tjetër emër që u pëlqen sëtepërmi drejtuesve të Interit për krahun e djathtë të mesfushës në skemën 3-5-2 në skemën e Antonio Contes që një lojtar që mund të bëjë në mënyrë perfekte këtë rol. Përveç Nelson Semedos drejtuesit e Interit kanë piketuar edhe marokenin e Borussia së Dortmundit, Achraf Hakimi.

Ky i fundit është në pronësi të Realit të Madridit dhe dhe do të kthehet te Los Blancos pas huazimit 2-vjeçar te verdhezinjtë.Reali e vlerëson Hakimin rreth 50 milionë euro ndërkohë që për anësorin e talentuar interesohet edhe Paris Saint Germain. Interi ka kujtime të hidhura nga Hakimi pasi ishte pikërisht ai me 2 golat që realizoi në Signal Iduna Park ndaj zikaltrve në atë fitore 3-2 të Dortmundit që solli eliminimin e Interit nga Championsi.

Top Channel