Kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi sot se për Teatrin Kombetar është zhvilluar një proces i gjerë konsultimesh me ekspertë dhe aktorë te skenes. Duke folur në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, rreth projektit të Teatrit të ri Kombëtar, Veliaj theksoi se gjatë 12 dëgjesave që janë zhvilluar, vetëm një aktor nuk ra dakord.

“Ne kemi pasur në vitin 2018, 12 negociata, 12 takime, kemi qenë LIVE, kemi qenë në publik në 2 hotelet kryesore të Tiranës. Të gjithë e mbajnë mend që këto negociata kanë ndodhur. Ne jemi tërhequr nga shumë vendimmarrje fillestare. Fillimisht jo teatër me kullë sipër, e dyta asnjë cm nuk i merret territorit të teatrit dhe e treta, nuk e bën më as privati. Kështu që, alibitë për të gjetur gjithmonë një pretekst, u shuajtën rrugës. Negociata nënkupton që unë lëshoj ca gjëra, lësho edhe ti ca gjëra. Ne fund, 97 nga 98 punonjës të Teatrit Kombëtar ranë dakord, nga ata që janë aktivë, se mund të ketë edhe njerëz që thonë: ‘Shiko, unë kam qenë në rininë time dhe meqë vuajta unë, vuani edhe ju’. Po flas për ata që konkretisht punojnë. Eshtë vetëm një aktor që nuk ra dakord. Demokracia është shumicë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi komunitetin e artistëve se godina e re e teatrit do të jetë moderne dhe do të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre.

Top Channel