04:16
Zvicra lehtëson masat e izolimit
Qeveria zvicerane vendosi sot (27 maj) të lehtësojë masat kundër pandemisë. Nga dita e shtunë, ky vend do të lejojë tubimet spontane të deri 30 personave. Përveç kësaj, nga 6 qershori, do të lejohen të gjitha ngjarjet publike ose private me pjesëmarrjen e deri 300 personave. Kjo masë do të lejojë që zyrat e organizatave të shumta ndërkombëtare në Gjenevë, të tilla si Kombet e Bashkuara, të vazhdojnë punën e tyre.