Reforma zgjedhore/ Basha takon ekspertët e PD, Monika Kryemadhin dhe ambasadorin e Gjermanisë

28/05/2020 01:00

Para mbledhjes se tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, në selinë e Partisë Demokratike ka qene një ditë me takime. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i shkoi në zyrë kryetarit të Partisë Demokratike, pak pas takimit me Ambasadorin Gjerman, ne Tiranë Peter Zingraf.

Po ashtu Basha takoi edhe eksperët e Partisë Demokratike për reformën. Këshilli Politik pritet të diskutojë këtë të enjte masat që rregullojnë veprimtarinë e prokurorisë, policisë, të SPAK, krimin zgjedhor.

Të martën Këshilli Politik gjeti konsensus për tri nga çështjet e rëndësishme të Reformës Zgjedhore, si kufizimin e periudhës zgjedhore në 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori-15 nëntor, parimin e kuotës gjinore dhe financimin për partitë politike.

Palët janë angazhuar për ta përfunduar Reformën Zgjedhore deri më 31 maj.

Top Channel