Brazil, 1.086 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

28/05/2020 09:01

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 1.086 persona gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 1.086 vdekjet e reja numri i viktimave në shtetin latino-amerikan ka arritur në 25.598, ndërsa me 20.599 raste të reja ka arritur në 411.821 numri i rasteve.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.

Top Channel